• |
ide | kryesore

Detaje nga divorci i Hugh Jackman dhe Deborra-lee Jackman

Paparazzi

Hugh Jackman dhe Deborra-lee Jackman i dhanë fund martesës së tyre pas 27 vitesh.


Ndërsa vendimi ishte i përbashkët, një burim i afërt me çiftin tha për People se ata janë “të shkatërruar” dhe se ndarja është “shumë e vështirë” për ta.


“Nuk ishte një vendim i menjëhershëm – ata morën shumë kohë dhe konsideratë për gjithçka, dhe e morën këtë vendim së bashku”, shton burimi. “Ata  do të jenë gjithmonë një familje. Do të jenë gjithmonë bashkëprindër dhe miq të mirë.”

Deklarata vazhdoi: “Familja jonë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë prioriteti ynë . Ne e marrim përsipër këtë kapitull të ardhshëm me mirënjohje, dashuri dhe mirësi. E vlerësojmë shumë mirëkuptimin tuaj në respektimin e privatësisë sonë, ndërsa familja jonë kalon këtë tranzicion .”

Pasi u takuan në xhirimet e serialit televiziv Australian Correlli në 1995, aktorët u martuan më pak se një vit më vonë, më 11 prill 1996./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *