Një shqiptar, që jetonte prej kohësh në Itali u gjet i pajetë dje rreth orës 18:00 me një plagë në kokë, i shtrirë në anë të rrugës.
Viktima quhej Roland Cizmja, por ende nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes.
Paraprakisht mendohet se 43 vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes me bazamentin që ndan rrugën nga toka me bar teksa ra nga traktori.
Rolandi la pas tre fëmijë të vegjël dhe gruan e tij. Ata ishin integuar mjaft mirë dhe kohët e fundit ishin zhvendosur në Piana Terra. Rolandi la pas edhe një vëlla më të madh, Alfredon, i cili gjithashtu jeton në Camaiore.
Ata kishin mbërritur këtu me një varkë nga Shqipëria në vitet 1990 në kërkim të punës dhe pasurisë, një pasuri që i ktheu shpinën në mënyrë të pashmangshme në një pasdite të trishtë shtatori.