• |
ide | kryesore

Jann Wenner hiqet nga bordi i Rock & Roll Hall of Fame

Paparazzi



Rock & Roll Hall of Fame ka hequr nga bordi i drejtorëve bashkëthemeluesin e revistës Rolling StoneJann Wenner .

Organizata konfirmoi largimin e Wenner nga bordi në një deklaratë të shkurtër për PEOPLE. Lajmi vjen pasi New York Times publikoi një intervistë me Wenner duke diskutuar librin e tij të ardhshëm, The Masters , i cili përmban intervista që ai ka kryer gjatë viteve me muzikantë të ndryshëm duke përfshirë: John Lennon , Mick JaggerBono , Pete Townsend dhe Bruce Springsteen .

Gazetari u pyet pse nuk përfshiu intervista me gra apo njerëz me ngjyrë dhe përgjigja e tij u përball me kritika. “Njerëzit duhej të plotësonin disa kritere, por ishte thjesht interesi im personal dhe dashuria për ta,” u përgjigj ai. “Për sa i përket grave, asnjëra prej tyre nuk ishte aq e artikuluar në këtë nivel intelektual.”

Wenner i tha gazetës se ai i zgjodhi intervistat që përfshiu në libër në mënyrë intuitive, ndërsa pranoi se mund të përballet me reagime për zgjedhjet e tij. “E dini, vetëm për hir të marrëdhënieve me publikun, ndoshta duhet të kisha shkuar dhe të gjeja një artiste zezake dhe një grua, vetëm për të shmangur këtë lloj kritike,” shtoi ai.

Jann bashkëthemeloi Rolling Stone në 1967 dhe shërbeu si redaktor i revistës deri në vitin 2019. Ai gjithashtu bashkëthemeloi Rock & Roll Hall of Fame në 1983./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *