• |
ide | kryesore

Komision i ri për Reformën Zgjedhore, Bardhi propozon nënkryetarin e Berishës si bashkëkryetar

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha Bardhi

Ka përfunduar mbledhja e grupit të deputetëve të Sali Berishës që u mbajt në Kukës. Pas mbledhjes Gazment Bardhi tha për mediat se është vendosur ngritja e komisionit për reformën zgjedhore, duke njoftuar se bashkëkryetar do të jetë Oerd Bylykbashi.


“Jemi ndalur në axhendën parlamentare të të enjtes, me fokus reformën zgjedhore. Sot kemi autorizuar ngritjen e komisionit që të propozojë projektvendimin për këtë reformë, bashëkryetar është caktuar Oerd Bylykbashin, anëtarë Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Ervin Salianji, Tomorr Alizoti, Lindita Metaliaj, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili. Komisioni do të asistohet nga ekspertë të OSBE- ODIR.


Për ne është e papranueshme që në dy vite komisioni i reformës zgjedhore nuk ka prodhuar asnjë rezultat duke favorizuar vjedhjen e vjedhjeve nga Rama”, tha ai.



3 Comments

  1. Pse doli lexhenda ditë të shtunë e me kaq nxitim: E ka me mbledhjen e së premtes të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Po pse e ka lexhenda me mbledhjen:

    E para, sepse në mbledhje u bë publike që Bashkia e Kavajës, e cila drejtohet nga kandidati i lexhendës, fitues në zgjedhjet e fundit vendore, bëka të njëjtën gjë të ububushme, për të cilën lexhenda akuzon të tjerët: paguan një më një, me firmë e me vulë detyrimet për inceneratorët!

  2. Legjenda po pregatit revolucionin se ka ngel pergjysem. Tani qe erdhi dhe Gazi do te shikoni se cfare do ti bejne Rames.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *