• |
ide | kryesore

Magazinonin dhe shpërndanin mallra të kontrabanduar, dy punonjës së postës në pranga

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy punonjës të një poste private janë vënë në pranga pasi magazinonin dhe shpërndanin mallrat ë kontrabanduara.

Në kuadër të operacionit “Delivery” për goditjen e mallrave të kontrabanduar, dy shtetasit 28- vjeçarë me inicialet Xh. Z., dhe F. B., banues në Tiranë, u arrestuan pas kontrollit të magazinave të postës private me administrator shtetasin L. S..

Sipas të dhënave nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale, në kërkim është shpallur edhe administratori i postës me iniciale L. S., banues në Tiranë.

Të dhënat nga operacioni:

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Sektori i Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Delivery 2”, për goditjen e kontrabandës së mallrave. Vihen në pranga 2 shtetas, punonjës të një poste private që magazinonte dhe shpërndante mallra të kontrabanduara.

Shpallet në kërkim administratori i kësaj poste. Sekuestrohen 204 pako me mallra të ndryshme të kontrabanduara, me vlerë rreth 15 000 euro. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe të Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Delivery 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit Xh. Z., 28 vjeç dhe F. B., 28 vjeç, banues në Tiranë, punonjës të një poste private. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi L. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, administrator i kësaj poste.

Në rrugën “5 Maji”, gjatë kontrollit të magazinave të postës private me administrator shtetasin L. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 204 pako me mallra të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave.


1 Comment

  1. Po Gazhel suma ku i Ka doganjeret apo xhepistat vazhdojne punen me lejen e krye xhepistit gjatup. Ptuuuuuu ju qifsha ropt e patronazhistave komunistave neokomunistave dhe ripjedhsave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *