• |
ide | kryesore

Video/ Arifi, 16 vjeçari që nxjerr Longon nga telashet: Teuta merr fitoren e parë, thyhet 1-0 Skënderbeu

-Instant, Sport, Video
Arifi



Fitorja e parë sezonale dhe lëvizja nga zona e ftohtë që kishte filluar ta bënte jo komod teknikun Diego Longo. Teuta ka marrë suksesin 1-0 pas dy humbjeve e një barazimi. Arifi vendosi ndeshjen përballë Skënderbeut. Korcarët, pas një fillimi impresionues, tashmë kanë pësuar edhe humbjen e dytë radhazi.

Pas 6 golave të pësuar në Laç, Teuta kishte nevojë jetike për një fitore. Nuk ishte e lehtë, sepse mbetjet e goleadës së pësuar me kurbinasit, ishin ende prezent. Skënderbeu vinte gjithashtu nga disfata në kryeqytet me Tiranën. Nikaj dhe Gjumsi iu përgjigjën njëri-tjetrit pa impenjuar seriozisht portierët respektivë. Korcarët madje mund të kishin bërë keq me Nikaj dhe Gërxhon, që në harkun e 7′ rrezikuan dy herë. Pikërisht në momentin më të mirë të miqve erdhi goli i shënuar nga Arifi. 16 vjeçari ka stopuar me gjoks dhe ka goditur fluturimthi duke e çuar topin në rrjetë.

Lexo më tej: Video/ Sobouale e Tresa përmbysin Vllazninë: Laçi merr fitoren e dytë dhe sheh drejt kreut

Skënderbeu u përpoq më shumë, duke tentuar me Jurin e me Nikaj, ndërsa Fili në minutën e 54′ u kundërpërgjigj. Alia bllokon ish-sulmuesin e Partizanit, ndërsa Gjumsi gabon shënjestër. Në fund mbyllet 1-0 me Skënderbeun që tashmë e sheh veten në vështirësi. Pas humbjes në kryeqytet, Gvozdenovic mundet edhe në Durrës. Me këtë fitore, Teuta shkon në kuotën e 4 pikëve, e ka një ndeshje më pak, duke u afruar -2 nga Skënderbeu.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *