• |
ide | kryesore

Kapet në flagrancë duke vaditur bimët narkotike një person në Tiranë

Lajme, Të fundit

Një person ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi është kapur duke vaditur bimët narkotike.


Në kuadër të operacionit të koduar “Green hills” është bërë e mundur kapja në flagrancë e këtij shtetasi në vendin e quajtur “Ish-Lerat”, në kufirin ndarës të fshatrave Vaqarr, Pezë dhe Baldushk.



Si rezultat i këtij operacioni, 82 bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *