Fansat e American Horror Story kritikuan rolin e Kim Kardashian si Siobhan pas premierës së sezonit të 12-të, “Delicate”.
“Kim nuk është aktore . Pse është ajo në serial?”, shkroi një përdorues në Twitter. “Nuk më pëlqen fare Kim,” ra dakord një tjetër. Megjithatë, shumë shikues shprehën ndjenja të përziera për performancën e Kardashian. “Nuk ishte e nevojshme shumë aktrim,” vuri në dukje një fans përmes Twitter. Një tjetër shkoi aq larg sa shkroi se meqenëse “vajza bën reality show për një dekadë, ajo mund të aktrojë”, ndërsa të tjerë e përshkruan atë si “pak e keqe pak e mirë”.
Lajmi se krijuesja e Skims do t’i bashkohej kastit së bashku me Emma Roberts dhe Cara Delevingne u bë i ditur para disa muajsh. Jo vetëm që vendimi shkaktoi zemërim tek shumë fansa, por edhe aktoret Patti LuPone dhe Sharon Stone folën kundër Kardashian në atë kohë.
“Nuk më pëlqen”, tha ikona e Broadway-it në “Watch What Happens Live”, duke rënë dakord me prezantuesin Andy Cohen se Kim “po i merrte mundësinë aktorëve të tjerë që janë shumë të talentuar”. Sa i përket aktores së “Basic Instinct”, ajo shkroi në një koment në Instagram se aktorët e studiojnë dhe “vuajnë” për të bërë punën që ata “e vlerësojnë”./Lapsi.al