Michael Caine u shfaq në tapetin e kuq për premierën e filmit të tij të fundit të bazuar në një histori të vërtetë, The Great Escaper.
Caine iu bashkua regjisorit Oliver Parker dhe aktorëve Will Fletcher, Danielle Vitalis, John Standing dhe Laura Marcus.
Frymëzuar nga një histori e vërtetë, në “The Great Escaper” Kein luan rolin e Bernard Jordan, një njeri i cili, në vitin 2014, “organizoi një ‘arratisje nga azili’ për t’u bashkuar me kolegët veteranë të luftës në një plazh në Normandi”, sipas një përmbledhjeje. Përmbledhja shton se aventura 48-orëshe e Bernie “shënoi gjithashtu kulmin e martesës së tij 60-vjeçare me Rene”, të luajtur nga Jackson.
Në një intervistë të fundit me The Telegraph, Caine sugjeroi se The Great Escaper është “ndoshta” filmi i tij i fundit. “Unë jam 90 vjeç tani,” tha ai për gazetën, sipas NME. “Kisha 3 vite që nuk merrja pjesë në një film.Më pëlqeu personazhi i Bernit. Mendova se ai ishte i jashtëzakonshëm dhe është shkruar kaq bukur.”
Në vitin 2021, aktori u shpreh në një emision të Radio BBC se ai kishte një “problem dhe nuk mund të ecte shumë mirë”. Ai shtoi në atë kohë se mendonte se filmi i tij Best Sellers do të ishte “pjesa e fundit” e tij pasi “nuk ka më skenare që kërkojnë një 88 vjeçar të jetë personazhi kryesor”. The Great Escaper është në kinematë e Mbretërisë së Bashkuar më 6 tetor./Lapsi.al