• |
ide | kryesore

VOA/ Rama ambasadorit rus në OKB: Ndalni luftën dhe Ukraina nuk flet në Këshillin e Sigurimit

Lajme, Të fundit

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën që u përqendrua tek lufta në Ukrainë, u shoqërua me polemika nga Rusia, Shqipëria, kryetare e radhës e Këshillit, dhe Ukraina.


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që drejtoi seancën, kishte ftuar Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy të fliste. Ishte hera e parë që Presidenti ukrainas merrte pjesë personalisht në punimet e këtij organi të OKB-së që kur Moska ndërmori agresionin ndaj Ukrainës në shkurt 2022.



Por edhe para se zoti Zelenskyy të merrte fjalën, ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia dhe kryeministri Rama, këmbyen polemika të ashpra.

Rusia shprehu pakënaqësinë për pjesëmarrjen e presidentit Zelenskyy dhe faktin që ai foli para se të flisnin anëtarët e Këshillit. Ambasadori Nebenzia tha se Shqipëria kishte shkelur gjithashtu rregullat, duke ftuar një numër të madh përkrahësish (të Ukrainës) nga vende te NATO, si edhe ministin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, si kreun e radhës së OSBE-së.

Kryeministri Rama u përgjigj me ironi se “ky nuk është një operacion special i presidencës shqiptare”, një referencë ndaj emërtimit të Rusisë për ofensivën e saj kundër Ukrainës.



16 Comments

  1. Gazeta, beni nje investigim per personat e ulur ne ulset e Shqiperise pas Rames.

    Kush eshte Ferit (Enver) Hoxha, nga vjen, cfare ka ber dhe si ka aritur deri atje.

    Albana Lutfi spiun Datllari, nje karieriste qe vetem ka abuzuar me shefat e vet dhe leket e Lutfiut duke qene vetem shefe, drejtore, ambasadore (dashnore e te gjithe shefave), pa kaluar asnje konkurs as kur ka hyre ne ministri e as kur ka mare gradat, por dhe te gjithe ata qe u zgjodhen te shkojne ne Nju Jork

    Na lodhet me dukjen e atyre servilave dhe njerezve pa integritet.

  2. Lol personi dekor qe i cau ekranet , Albana e Lutfiut, qe po shkon madje edhe ne cdo takim me Edi Ramen, ambasadorja rezerve, pa ber asnji pune tjeter vetem qefin

    Pret te shkoj ambasadore ne Suedi, fshatari vetem i vdek i zdryp kalit dhe

    Llaxorja e spiunia e ministris

  3. Shqiperia dhe ne kohen e Enverit i bente tiranet te dridheshin. Populli jone i do trimat qe flasin te verteten, pavarsisht cdo lloj kostoje. Bravo Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *