Bashkëshorti i Nicki Minaj”, Kenneth Petty, u vu në arrest shtëpie pasi “kërcënoi” bashkëshortin e Cardi B, Offset.
Gjykatësi i Kalifornisë, Michael W. Fitzgerald, urdhëroi Petty të vuante deri në 120 ditë paraburgim në shtëpi, sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga Page Six. Në dosje thuhet se ai , u regjistrua “duke kërcënuar një individ ndërsa ishte në shoqërinë e dikujt me precedentë penalë”.
Sipas videos që qarkullon në internet nga incidenti i 16 shtatorit, bashkëshorti i Minajt dëgjohet duke kërcënuar Offset. “Planifiko tani pushimet. Më vonë do të planifikosh funeralin tënd,” thotë ai në klipin viral.
Kenneth së fundmi dha një pasqyrë të mëtejshme për grindjen e tij me Offset duke ndarë mesazhet që ata kishin shkëmbyer me njëri tjetrin në Instagram. Në një nga mesazhet, reperi “Bad and Boujee”,, mbrojti Cardi, duke i thënë Petty, “Ti një burrë i rritur 40 vjeçar që flet për një grua “. Offset më pas me sa duket qeshi me komentet kërcënuese të bashkëshortit të Minaj në një video.
Është e paqartë pse Petty sulmoi Offset, por gratë e tyre kanë patur debate për vite me rradhë. Dy reperet u zunë kur morën pjesë në të njëjtin event të Javës së Modës në Nju Jork në vitin 2018. Tensionet u rritën edhe më shumë kur u shfaqën në këngën “Motorsport” dhe Minaj e akuzoi Cardin si mosmirënjohëse.
“Cardi me të vërtetë më lëndoi ndjenjat në intervistën që ajo bëri pasi doli ‘Motorsport’”, tha reperja e “Barbie Dreams” gjatë një bisede me Zane Lowe të Beats 1 Radio në prill 2018. “Nëse një femër do më ftonte për bashkëpunim, unë do isha mirënjohëse dhe do i thoja faleminderit.”/Lapsi.al