• |
ide | kryesore

Travis Kelce reagon ndaj lajmeve se është i lidhur me Taylor Swift

Paparazzi

Travis Kelce ka reaguar ndaj aludimeve se është i lidhur me Taylor Swift.


Gjatë një paraqitjeje në Pat McAfee Show të enjten, Travis Kelce pranoi se e ftoi artisten në një nga ndeshjet e tij mes thashethemeve se dyshja po kalonin kohë së bashku. The Chiefs do të luajnë me Chicago Bears në Arrowhead Stadium  ndërsa Swift është në një pushim nga turneu i saj i suksesshëm Era.



Diku tjetër në intervistë, McAfee e pyeti Kelcen nëse ai “i urrente” spekulimet intensive rreth romancës së tij të mundshme me këngëtaren “Cruel Summer”.

“Jo sepse e di si funksionon,” u përgjigj ai.  Sidoqoftë, kampioni i Super Bowl tha se ishte “qesharake se sa vëmendje ka marrë  kjo histori”, duke i krahasuar thashethemet me një “lojë telefonike”. “Askush nuk e di se çfarë po ndodh. Të gjithë  nuk po pushojnë së pyeturi vëllain tim për jetën time të dashurisë,” shtoi Travis.

Raportet për një romancë dashurie mes dyshes u shfaqën për herë të parë në fillim të këtij muaji. Ata thuhet se u takuan pasi Travis u përpoq t’i jepte Swift numrin e tij të telefonit kur ai ndoqi një nga koncertet e saj në Eras Tour./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *