• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Si u përplasën me njëri – tjetrin policët në Laprakë

Arkiva, Lajme, Të fundit
laprakë



Ora News ka publikuar pamjet kur efektivët e Shqiponjave shoqërojnë dy vëllezër ku njeri prej tyre rezulton të jetë efektiv i shqiponjave në Policinë e Vlorës. Nga pamjet duket që dy vëllezërit ndodhen në rrethimin e brendshëm të një banesë në Laprakë. Sipas njoftimit të policisë shqiponjat e Tiranës kanë konstatuar dy personat duke debatuar me njeri-tjetrin dhe në këtë moment janë afruar 3 efektivet e Tiranës.

Ato u kanë kërkuar që të prezantoheshin se kush ishin duke iu treguar se do ti shoqëronin në polici për verifikim. Njëri prej tyre ka treguar se është efektiv në Vlore dhe nuk kishte asgjë serioze përveç se një bisedë. Nga video duket momenti ku fillon edhe një përplasje e lehte fizike. Teksa po i shoqëronin nga banesa nga dale edhe familjaret e persona të cilët shpreheshin të shqetësuar.

Sipas deklarimeve të para nga ana e familjarëve të punonjësit të policisë së Vlorës kanë deklaruar se ndaj tyre ka pasur ofendime në momentin e shoqërimit. Në vendin e ngjarjes ka qenë edhe një ish drejtues policie për të cilën ka tentuar të qetësojë situatën, por pa rezultat. Ndërsa gazetari Elton Qyno shprehet se gjithçka ka nisur pas dyshimeve të policëve se çfarë cigare po pinte njëri nga vëllezërit.

Ekskluzive/ Ora News siguron pamjet e dy efektivëve të

Të dy vëllezërit janë në oborrin e shtëpisë së tyre në Laprakë, kur siç duket dhe në video fillojnë dhe shfaqen punonjësit e Shqiponjave. Ata kërkonin shoqërimin në polici të njërit prej vëllezërve pa asnjë shkak të motivuar. Për shkak të ofendimeve dhe britmave me fjalët “…o k…o të q…robt…” në sy të fëmijëve të vegjël, kanë dalë në zonë dhe disa komshinj. Në zonë ka shkuar dhe Osman Levanaku, ish drejtori i FNSH në Tiranë, i cili njërin prej vëllezërve e ka burrin e vajzës. Videon e gjeni KETU

Edhe pse ish-drejtori i policisë është përpjekur të qetësojë situatën dhe të bisedojë me policët e shqiponjave sërish nuk është arritur të çtensionohet situata, duke bërë që grupi i policëve të shoqërojnë në komisariatin nr.3 dy vëllezërit policë. Tashmë çështja po ndiqet nga AMP, për të mësuar detajet e shoqërimit me forcë të ish policit të FNSH dhe vëllait të tij polic në Vlorë. /Marrë nga Ora News


6 Comments

    1. “Qyfyre te Rregjimit Qyfyr”, do te thoshte Noli! Rivdekja e ktheu kete vend ne vitin 1936, ku perfaqesuesit me te denje te INJORANCES ne PUSHTET, XHANDARET, zihen me grushta mes njeri-tjetrit,.KAQ!

    1. Kane pire ndonje vize keta zagaret e ridhjerjes dhe rojet e votave te vjedhura te rampushtit.
      Prandaje bejne si vandame…

  1. “Qyfyre te Rregjimit Qyfyr”, do te thoshte Noli! Rivdekja e ktheu kete vend ne vitin 1936, ku perfaqesuesit me te denje te INJORANCES ne PUSHTET, XHANDARET, zihen me grushta mes njeri-tjetrit,.KAQ!

  2. Eshte skandal menyra e te shprehurit ne kete shkrim. Edhe nje njeri pa asnje klase shkolle do te ishte shprehur me mire. A kontrollohet materiali para se te botohet? Mos ia ulni vlerat portalit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *