• |
ide | kryesore

Tension në Beograd/ Petkoviç anulon konferencën për shtyp, pritet të flasë Vuçiç

Arkiva, Lajme, Të fundit
Sulmi terrorist në Kosovë, Vuçiç bëhet sërish qesharak: Serbët kanë dashur të mbrohen

Ngjarjet në veri të Kosovës kanë shkaktuar tension në Beograd. Mediat serbe njoftojnë se është anuluar konferenca për media e drejtorit të Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, e cila u paralajmërua për orën 14:00 dhe u shty disa herë.


Sipas të njëjtave burime presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka njoftuar se do t’u drejtohet mediave. Lajmin e dha zyra e tij.



Siç theksohet në njoftim, presidenti Vuçiç në fjalimin e tij para publikut do t’i “zhbëjë të gjitha gënjeshtrat dhe shakatë e Albin Kurtit”. Në Beograd pretendohet se qeveria e Kosovës është krijues i kaosit në veri të vendit.

Herët në mëngjes në hyrje të fshatit Banjskë afër Leposaviqit ka ndodhur një incident ku një pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe një tjetër është plagosur nga një grup i armatosur. Kryeministri Kurti akuzoi Beogradin zyrtar për financimin dhe drejtimin e këtyre sulmeve. /LAPSI.al



5 Comments

    1. Do thote qe fajin e ka Kurti dhe do ti meshoje idese se zografit qe te nderhyjne nderkombetaret per te gllaberuar ato troje ne favor te vet . E veme me bast qirje .

    2. PADREJTESIJA TEJZGJATUR PERFUNDON ME NDESHKIM DHE ZHGENJIM PER AKTORET thotë:

      POPULLI SERB ESHTE ZGJUAR DHE SZHGENJEHET LEHT PSE DIKUSH BEHET SI LLELPRA ZILIQARE DHE NGA ZILIJA FUT TURIT KUDO DERI SA MBETET NE KURTH.KY ZOTERIJA ME HIR OSE PA HIR I KA VAJTUR MENDJA KEQ DON MINJERAT E ARIT.PASURIN SHQIPTARE DON TE VDES PER TO LE TE VDESIN DUKE PLASUR POR ASGJE SKA PER TE MARR JA THAN AMERIKANET NGA KOSOVA STE JAPIM ASNJE GJETHE FIKU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *