Jo thjesh një anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka tashmë është numri 2 i qeverisë që udhëheq futbollin kontinental. Duka është zgjedhur tashmë në postin e Zv.Presidentit të UEFA-s, duke u bërë i pari shqiptar që arrin në një pozicion kaq të lartë në hierarkinë e futbollit europian.
Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Ky komitet zgjodhi pikërisht Presidentin Duka me votim unanim në postin e numrit dy të qeverisë së futbollit europian. Një vendim që vjen pas një kontributi të madh ndër vite të Presidentit të FSHF-së, edhe në menaxhimin e futbollit në Europë.
Lexo më tej: Raport i ngushtë me Ceferin, Duka ngjit shkallët: zgjidhet kryetar i Komisionit të Medias në UEFA
Një tjetër votëbesim i rëndësishëm për numrin 1 të futbollit shqiptar, që pak muaj më parë u zgjodh për herë të dytë anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Kongresin e 47-të të UEFA-s që u zhvillua në Lisbonë, Portugali. Në këto zgjedhje Presidenti Duka arriti rekordin e votave, duke u zgjedhur me 45 vota në total nga 55 të tilla. Duka mori kështu për herë të dytë besimin e delegatëve të shumë federatave të mëdha europiane.
Po vjen fundi Botes, dy te superkorruptuar, Duka zvpresident i Uefas, Rama drejton Keshillin e Sigurimit. Dhe perendimi flet per lufte ndaj korrupsionit.
Ky po qe ja kalon Rames …klani zemunit nga tregetar çarapesh per femra ne zv . Kryetar UEFA, gopi nones çfarë na shohin syt
Erion Brace nuk eshte dakord.
Normalisht eshte nder i madh per shqiperine te kete presidentin zv te uefa-s por gjithsesi qija motren fare muhabetit hahahahahahahahahaha. Daj Mandi sdi as shqip as anglisht as me lujt futboll por bravo pz qe di me driblu kaq mire pa top dhe ne mes te evropit.
Veten ky i ka ngel opozites