• |
ide | kryesore

Ministri “reformator” i Ramës: Po e parkuat gabim makinën, do t’jua marrim me karrotrec

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas “disiplinimit” të bandave dhe “goditjes fatale” që i ka dhënë krimit të organizuar në Shqipëri përgjatë këtyre muajve, Taulant Balla tani është i fokusuar në çështje të tjera sensitive si mungesa e vendeve të parkimit dhe kaosi që krijohet me automjetet.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë ndërtuar një plan masash për të lehtësuar trafikun e rënduar jo vetëm në Tiranë, por edhe qytete të tjera të mëdha. Ministri Taulant Balla tha se shpejt do të ndërhyhet me karoatrec për të zhvendosur makinat e parkuara gabim.

Pra, me pak fjalë një biznes i ri do të lulëzojë nëpër Shqipëri. Policia e Shtetit do të kontraktojë kompani apo subjekte private për të “rrëmbyer” automjetet e qytetarëve. Pavarësisht se mund të aplikohet gjoba për parkimin e gabuar të mjetit sic e parashikon ligji, ministri i Brendshëm “reformator” i Edi Ramës e sheh të efektshme që makinat të merren me karrotrec.

“Ne duam mirëkuptimin e drejtueseve dhe drejtuesve të mjeteve, se makina juaj e parkuar gabim është një problem shumë i madh për të tjerët, të cilëve u ke zënë rrugën, po ashtu dhe një karshillëk i madh ndaj Kodit Rrugor. Numri i madh i masave ditën e djeshme në Tiranë, është një apel publik për reflektim dhe bashkëpunim drejtuar përdoruesve të mjeteve. Policia e Shtetit nuk do ta tolerojë asnjë çast këtë shkelje masive dhe këtë karshillëk. Brenda pak ditësh çdo mjet i parkuar gabim do të largohet nga vendqëndrimi i gabuar me makineri të specializuar të kontraktuar nga Policia Rrugore dhe do të bllokohet”, deklaron ministri.

“Parkimeve të gabuara vend e pa vend, parkimeve dyshe, treshe mu në mes të rrugës, parkimeve mbi trotuar apo tek korsia e biçikletave etj., do duhet t’i jepet fund. Trafiku i rënduar në kryeqytet dhe në qytetet e tjera ka si burim kryesor edhe parkimet e gabuara, të cilat bllokojnë rrjedhshmërinë e trafikut”, tha ministri Balla.


9 Comments

    1. Tauleti qe ka hyp n makine per her te pare kur motra i qihej me shoket e fatos nanos si eskorte ,

      copa konviktorit nga librazhdi me koken me 100 cepa

      ku je o jorgo kerma ta shash pak tualet pallen

  1. makinat 3 metroshe te parkuara gabim do shkulen nga makinat 10 metroshe qe do futen ne qarkullim per te lehtesuar trafkun 😀

  2. makinat 3 metroshe te parkuara gabim do shkulen nga makinat 10 metroshe qe do futen ne qarkullim per te lehtesuar trafikun, dhe sidomos per te ulur ndotjen :p

  3. Keta bejne gara kush eshte me idioti me qellim qe Rama ta promovoje dhe mbaje afer pasi ai i ka qejf debilat, qe te duket vete me i mencur. Debili i bashkise thote se trafiku behet ngaqe njetezit levizin me makine. Ky tjetri do i marre me karrotrec. Po mire, ku do i cojne njerezit makinat? Ti hipin ne shtepia? Nuk u shkon ne mendje se po rrite densitetin me ndertime gjigande ne qender pa shtuar siperfaqe rruge e parkimi do shtohet trafiku? Po s’pati transport publik do levizet patjeter me makina, nr i te cilave shtohet nga viti ne vit. Po prishe gjithe parkimet gjoja per korsi bocikletash do parkohet neper lagje e rrugica. Gjithsesi mire ja bejne ketij populli dele e te tredhur

  4. Katnari i Librazhdit do vendose rregull ne Tirane e gjithe qytetet e tjera!?
    Kur ky Palle behet minister merret me mend ku ka perfunduar Albanistani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *