Një 53-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Shkodrës pasi ishte shpallur në kërkim. Policia njofton se 53 vjeçari nga Shkodra ishte në kërkim për një deklaratë të rreme që ka dhënë para prokurorit për një vrasje të ndodhur në Shkurt të vitit 2022 në lokalin në pronësi të tij.
Gjykata e Shkodrës kishte dhënë ndaj tij masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për dëshmi të rreme.
Bëhet fjalë për vrasjen e 47 vjeçarit Prekë Tonaj. Si autor i dyshuar për vrasjen ra në pranga 30 vjeçari Eduart Kësolla dhe dyshohet se kjo ngjarje ka lidhje me konfliktet e hasmërisë mes dy fiseve.