Rendi dhe ngjarjet e rënda kriminale janë ritkhyer sërish në vëmendjen publike. Në dy ditët e fundit kemi 3 të vdekur dhe 4 të plagosur. Deri më tani s’ka ngjarje të zbardhur dhe as persona të arrestuar.
Krismat e kallashit tronditën qytetin e vogël të Rrëshëniet paraditen e së martës. Viktimë mbeti Martin Bardhi (Marku). Të plagosur rëndë, Oltion Gjini, Ilir Bardhoku dhe Indrit Bardhi, të tre të afërm të viktimës. Në atentat kanë marrë pjesë dy autorë të maskuar. Me fuoristradë të zezë ata mendohet se kanë ardhur nga pjesa e qendrës së qytetit dhe janë ndaluar në rrugën kryesore, në afërsi të komisariatit të policisë. Si gjithmonë në ngjarje të tilla, pak pas krimit u raportuar për gjetjen e makinës së djegur, me të cilën lëvizën autorët. Mjeti u gjet i shkrumbuar në fshatin Gëziq të Mirditës ndërsa atentatorët të ndihmuar nga bashkëpunëtorët kanë arritur të largohen pa gjurmë.
Sot duke u gdhirë e mërkura, një tjetër atentat mafioz ndodhi në Sukth pranë shinave të trenit. Viktimë mbeti Fatjon Dervishi, 38 vjeç. Ai u qëllua me dy plumba teksa po lëvizte me një makinë tip “Audi” bashkë me një person tjetër të identifikuar si E.SH, banor i zonës. Viktima rezulton nën hetim në shtetin e Holandës për trafik të lëndëve narkotike. Deri më tani as kjo ngjarje nuk është zbardhur.
Mbrëmjen e së mërkurës në Dukagjin u raportua për një tjetër ngjarje kriminale. Viktimë e një atentati mbeti shtetasi Zef Guri dhe i plagosur Gjin Guri. Dyshohet se shënjestra ishte Gjin Guri, i cili kishte probleme dhe konflikte të mëparshme. As për këtë ngjarje s’ka të arrestuar deri më tani.
Shkojnë e vijnë Ministra të Brendshëm e drejtues të Policisë së Shtetit, por ndërkohë krimi është po njësoj, vijon larjen e hesapeve pa u shqetësuar duke mbjell terror tek qytetarët e duke rritur pasigurinë. Ndërkohë nga ana tjetër qeveria dhe Ministri i Brendshëm flasin për suksese imagjinare me shifra që i rrumbullakosin sipas dëshirës kur është fjala të kriminaliteti. Faktet janë kokëforta dhe nuk mbulohen dot as me shfaqjet alla “pop star” të Taulant Ballës në publik as me përbetimet e tij për luftë pa kompromis me krimin. ©Lapsi.al
Albanistan ka qene dhe i tille do mbetet ky vend edhe per nje kohe shume te gjate
E ku eshte problemi ketu sa vriten e sa s’vriten. Vete KM ka thene hengshin kokat e njeri
tjetrit, biles edjhe jane te lutur ta bejne kete tha me plot gojen.
Problemi kryesor i policise eshte ndjekja penale e plakes 82 vjecare ne Narte te Vlores per
riparimin e kotecit te pulave, i atij 8o vjecarit qe po riparonte catine ne Mashkullore, i fshatarit
ne nje fshat te Librazhdit qe po riparonte shtepine e demtuar nga termeti dhe policia udhetoi
dy ore ne kembe se nuk kishte rruge auto per ta arrestuar, apo rasti me i fresket dje qe u
pproceduan dy persona ne Tirane se po riparonin shtepine e tyre personale,
Jo po ti mbajnë në burg ku bëjnë qejf.
Aty, jashtë, dënim me vdekje.
Dhe habitet bota me besën e shqiptarit!
rendi dhe siguria eshte kaq mire dhe bukur. Jemi te qet dhe te lumtur
Por ne kete vend duhen vrare te gjithe qe te mos ekzistoje kjo race e keqe qe vetem merren me njeri tjetrin dhe nënshtrohen si minj para pushteteve
Hajde hajde, krimi ka marre yrysh???? Ca legena vriten mes njeri tjetrit. Njerez qe vetem te keqija i sjellin shoqerise. Na u be merak Andi Bushati….
Keto ndodhin kudo… behen dhe filma…..
– Mamica Bythshpumja
Janë dy çështje të ndryshme dhe të dyja vepra penale. Tek e para ka vrarë 26 vetë, për t’u bërë milioner me fishekët e shtetit shqiptar. Tek e dyta ka vrarë vetëm Kosta Trebickën dhe ka marrë më qafë dy biznesmenë amerikanë që kanë bërë burg, kurse vet nuk i ka hyrë gjemb në këmbë.
Na plasi kari
nga 61 bashki ka fituar vetem 6 me shpirt neper dhembe bashki te rangut te dyte e te trete. Si mund ti jepnin vote kuksianet forces qe mban akoma ne krye te saj gangsterin politik qe zbriti nga shishtaveci me kepuce te grisura e sot zbret ne sheshin e Kukesit i gergufur me Range Rover 125 mije euro, me Vile ne Tirane, Vile 3 kat ne Lalez, 2 apo 3 apartamente 160 m2 ne Tirane 2 apo 3 apartamente te grabitura nga enti i banesave ne Sarande ne emer te familjareve te vet kur ishte drejtor Enti banesash. Ky Muli gangsteri njeriu me i urryer per mbare shqiptaret qe udhehoqi pordhestat rrugore me molotov ne dore
Dhëndri i Berishës shpërthen në sulme ndaj SPAK, ndjekësit e “masakrojnë” për aferën e ish-kompleksit “Partizani”
Gazetari Armir Shkurti i afërt me Berishën një kohë të gjatë, ka postuar një foto nga intervista e djeshme e Berishës tek televizioni i shtëpisë së vet me Adi Krastën, duke i kujtuar se punonjësit e televizionit djalit të tij nuk kanë marrë ende rrogat.
Keto komentet e fundit te bejne te kuptosh deri ku arrin propaganda dhe relativizimi i kriminalitetit ne Shqiperi.
Komente te njejta ne cdo shkrim te Lapsit Copy – Paste vetem per te shperndare vemendjen dhe hedhur tym mbi gjendjen deshperuese te shoqerise shqiptare nen thundren e mavive.
“Revolucioni” u gdhi me premtimin për të zëvendësuar opozitën e shitur dhe u ngrys i blerë nga një Kullë 64 kate në zemër të Tiranës.Pse je ti mire me punen qe ben te bytha e salihut serb dhe jep mend te tjereve,te tjeret kane hallin se kur do burgoset salihu nga spak,qe vendi te thith ajer te paster.
“Vrasjet dhe terrori në veri të Kosovës, është 100% i ngjashëm me sulmin e bandës Mavi të Fredi Balerit në pikën kufitare në Jug të Shqipërisë 1994 ku u vranë 3 ushtarë shqiptarë, me kauzën e çlirimit të Epirit Verior.
I vetmi ndryshim është që Kosova i shpall organizatë kriminale, ndërsa Shqipëria i voton për kryetar bashkie.
Madje opozita i quan heronj dhe të burgosur politik”