Një operacion i madh policor po zhvillohet në disa qytete të vendit. Klan News raporton se me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit janë lëshuar 15 urdhër-arreste. Sipas të njëjtave burime janë zbardhur 6 vrasje. Ngjarjet kriminale të kryera ndër vite janë zbardhur nga Artan Tafani, i cili është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.
Ai ka rrëfyer se vrasjet janë kryer në Greqi, Tiranë, Elbasan dhe Berat. Sipas të njëjtave burime, në mesin e personave që Tafani ka përmendur si autorë vrasjesh, janë edhe emra të njohur të botës së krimit. Që prej identifikimit policia ka pasur dyshime të përfshirjes së Tafanit në aktivitet të theksuar kriminal, pjesë e një grupi me bazë në disa qytete.
Ai ishte mbajtur në vëzhgim për disa kohë dhe më pas është ndërhyrë për arrestimin e tij. Kapja e tij është mbajtur sekret për shkak të hetimeve dhe rrëfimeve që po bënte për ngjarjet kriminale. Artan Tafani u arrestua disa ditë më parë nga Policia e Lushnjes, pasi ishte shpallur në kërkim si autor i grabitjes së një pike të këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tiranë. Operacioni është në vijim dhe në shumë akse kombëtare e qytete ka pika të shumta kontrolli për kapjen e personave në kërkim. /Marrë nga Tv Klan
LEXO EDHE: Dalin detaje të reja/ Kush është grabitësi i Astirit që zbardhi vrasjet e Laert Haxhiut
nga 61 bashki ka fituar vetem 6 me shpirt neper dhembe bashki te rangut te dyte e te trete. Si mund ti jepnin vote kuksianet forces qe mban akoma ne krye te saj gangsterin politik qe zbriti nga shishtaveci me kepuce te grisura e sot zbret ne sheshin e Kukesit i gergufur me Range Rover 125 mije euro, me Vile ne Tirane, Vile 3 kat ne Lalez, 2 apo 3 apartamente 160 m2 ne Tirane 2 apo 3 apartamente te grabitura nga enti i banesave ne Sarande ne emer te familjareve te vet kur ishte drejtor Enti banesash. Ky Muli gangsteri njeriu me i urryer per mbare shqiptaret qe udhehoqi pordhestat rrugore me molotov ne dore
Te gjithë Politikanet Shqiptare. Duke perjashtuar tak tuk nonjë kokerr janë po’ thuaj gangsterë si Muli .Hajdute te pa indentità autorità,bashkepuntore crimi politiche dhe economica.Njerez që i sollen Shqiperise dhe Shqiptareve dëme te medha ne C’do fushe te jetes.