Dërgimi i një skuadre terroristësh në veri të Kosovës nuk e ka zhbërë aleancën politike Rama-Vuçiç. I kamufluar me një gjuhë patriotike, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama hodhi sot dy propozime që i dëmtojnë përpjekjet e vështira, por deri tani të suksesshme të Albin Kurtit për të vendosur rend dhe siguri në veri të Kosovës.
Së pari, ishte propozimi i Ramës që veriun e Kosovës ta marrë nën kontroll KFOR.
Ky propozim bëhet kur neutralizimi i grupit të armatosur terrorist po konsiderohet një nga operacionet më të suksesshme të forcave speciale të policisë së Kosovës, pasi ndërhyrja e KFOR nuk u pa e nevojshme.
Gjatë operacionit policia e Kosovës shmangu viktimat mes civilëve brenda në manastirin e Zveçanit, eleminoi katër prej terroristëve që vranë policin Afrim Bunjaku, sekuestroi arsenalin masiv të armëve dhe zbuloi dokumentat, që provojnë se sulmi u organizua nga strukturat shtetërore të Serbisë.
Suksesi i operacionit kanë shtuar besimin se strukturat ligjzbatuese në Kosovë janë të afta të garantojnë rend dhe sigurinë në veri, gjë që nuk shihet me sy të mirë nga Beogradi.
Prandaj presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i kërkoi ambasadorëve të vendeve perëndimore të martën, që KFOR të marrë situatën në kontroll në veri të Kosovës.
“Përsërita pikëpamjen e Serbisë për ngjarjet e fundit në Kosovë dhe Metohi dhe kërkova që (Forca e NATO-s në Kosovë) KFOR-i të kujdeset për të gjitha çështjet e sigurisë në veri të Kosovës në vend të policisë së Kurtit”, tha Vuçiç të martën pas takimit me ambasadorët.
Kërkesa e Beogradit vjen në një moment të pafavorshëm për Vuçiçn, që me homazhet për të vrarët ka marrë përsipër edhe përgjegjësinë për sulmin.

Pikërisht në këtë moment të vështirë për Vuçiçin, i ka ardhur në ndihmë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
“KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës” tha Rama në konferencën me gazetarët nga kryeministria dhe këtë propozim e justifikoi me rrezikun e një konflikti të armatosur që mund ta shndërrojë veriun e Kosovës në një Dombas të dytë.
“Më vjen mirë që këtë tanimë e kërkon dhe Kosova, KFOR-in në veri” manipuloi Rama gjatë bisedës me gazetarët, pasi as Kurti, as Osmani nuk e kanë artikuluar një kërkesë të tillë.
“Nuk kam dëgjuar ta kundërshtojë Serbia , madje disa zëra e kanë kërkuar edhe nga pala serbe, por kjo është puna e tyre, sepse këtu s’ka rëndësi fare kush e kërkon, pse e kërkon, si e kërkon” shtoi ai.
Nga kjo kërkesë e Ramës, anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes Arbër Zaimi (shiko me lart) ka ngritur disa pyetje që kanë të bëjnë me sinkronizimin Rama-Vuçiç.
“Në këtë moment kur terrorizmi i mbështetur e sponsorizuar nga Serbia u zbyth, kujt i intereson të largojë nga ai territor policët e Kosovës?” pyet Zaimi në një mesazh në rrjetet sociale.
E vërteta është se Edi Rama është plotësisht i ndërgjegjshëm se kujt i intereson lënia e veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR. Gazetarja Fjorela Beleshi i kujtoi një mesazh të datës 19 Qershor, kur vetë Rama i vinte në dukje Albin Kurtit rrezikun e kthimit të KFOR në veri.
“Sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFOR-in në krye të punës! E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFOR-it në Veriun e Kosovës!” ishte mesazhi i Ramës pak muaj më parë. (lexo më poshte të plotë mesazhin e Ramës në Twitter)
Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen! pic.twitter.com/45jylz0zGK
— Edi Rama (@ediramaal) June 19, 2023
Për ndryshimin 180 gradë të qëndrimit brenda pak muajsh (VIDEO ME POSHTE), kryeministri Rama mbeti pa përgjigje dhe u detyrua të formulojë disa sentenca pa asnjë kuptim.
Propozimi i dytë i Ramës i shkon sërish përshtat Vuçiçit dhe ka të bëjë me asosacionin e komunave serbe në veri të Kosovës si prioritet të dialogut.
“Një draft i asociacionit të komunave me shumicë serbe brenda kornizës kushtetuese të Republikës së Kosovës duhet të vihet në tryeze një orë e më pare” përsëriti Rama në konferencë duke i shtuar kësaj edhe nevojë e një konference ndërkombëtare me praninë e presidentit të Francës dhe kancelarit gjerman.
Kërkesa është e njëjtë që i bëhet Albin Kurtit në tryezat e dialogut nga Vuçiç, Lajçak dhe Borrell dhe kanë qenë shkaku që bisedimet kanë dështuar deri tani.
Të dyja propozimet e Ramës janë në vazhdën e qëndrimeve të sinkronizuara që kryeministri i Shqipërisë ka mbajtur me presidentin e Serbisë vitet e fundit, që nga Ballkani i Hapur, fajësimi i Kurtit për dialogun apo anulimi i mbledhjes së dy qeverive.
Ndryshimi është se kësaj radhe ato erdhën të ambalazhuara me një retorikë patriotike që kishte të bënte me faktin se Shqipëria nuk ra dakort me një rezolutë të BE-së, që ishte hartuar para sulmit terrorist në Zveçan dhe me dënimin që Rama i bëri homazheve shtetërore në Serbi për vrasësit e policit Afrim Bunjaku. Por përtej ambalazhit, aleanca politike Rama-Vuçiç është ende në fuqi dhe vrasja e një polici shqiptar siç duket, nuk mjafton për ta zhbërë./Lapsi.al
Na lodhet bythen mo i njejti lajm 24ore
Po ik e bjeri me dore te tema o karuc merobazik, meqe lodhesh
I hengreshit m… edi Rames ju dhe Sali komunisti vrases kriminel foltore non grata
Ilaçet se do rrëshkasësh fare
na hapet barkun kara, bini si peshk tek grepi lapsit
Pse kush e kontrollon Veriun e Kosovës sot?
E kontrollon qeveria e Kosovës?
Serbia e kontrollon.
I patë flamujt serb në çdo shtyllë e ndërtesë?
I patë makinat të gjitha me targat e Beogradit?
Aty shkollat janë serbe dhe mësuesit paguhen dhe nga qeveria e Kosovës dhe nga Beogradi.
Mjekët janë serbë dhe paguhen nga Kosova dhe nga Beogradi.
Serbia bën investime në çerdhe, kopështe, shkolla, qendra shëndetësore, qendra humanitare, kisha e monastire, rrugë, parqe e lulishte. Askush nuk i ndalon këto financime.
Veriu i Kosovës nuk paguan asnjë taksë në Kosovë.
Familjet në Veriun e Kosovës nuk paguajnë as ujë, as korentin që harxhojnë.
Serbët kanë të gjithë dokumenta të Beogradit dhe qarkullojnë me to lirshëm nëpër Kosovë.
Ku e ka kontrollin mbi Veriun qeveria e Kosovës?
Çfarë kontrollon ajo në Veri, që Rama paska bërë gabim që paska thënë që kontrolli në veri, ti hiqet qeverisë të Kosovës dhe ta marë KFOR?
Qeverisë të Kosovës i është hequr me kohë kontrolli në veri.
Qeveria e Kosovës mund të ketë kontroll në Kinë, Moskë, Australi, por në veriun e Kosovës nuk ka asnjë kontroll administrativ.
Atje edhe policia ka qenë me serbë, por të cilët u larguan me dorëheqje.
Prandaj dëgjojeni Ramën, se nuk flet kot.
ore sot i ke pare ti ! Sepse ne kemi qe ne 1999 qe i shohim perdite
Por te pakten qe nga Mogherini shoqja e Rames edhe kjo e deri me sot asnje marreveshje ska zbatuar serbia qe ti sot mor sylesh te mos shihje flamujt , targat , sepse terroristet si ti si Rama nuk i keni pare , ata qe hyne dhe moren peng, te njejtet qe hyne vrane dhe u vrane, me urdher te vucicit shokut te rames
Ka mbi 10 vjet qe Mogherini hapi bisedimet dhe serbia vetem ka ber dem me bashkepunimin e qeverise tradhtare te Rames.
sylesh me emer paemer
Pikërisht sonte, në Banjska, aty ku ndodhi ngjarja para 5 ditësh, mijra serbë protestuan kundër Kosovës, kundër ndërhyrjes të policisë dhe kishin në dorë portretet e kriminelëve të vrarë.
Policia e Kosovës nuk ndërhyri, me të drejtë.
Mirëpo shumica në Kosovë, po thonë: – Ku janë ndërkombëtarët, ku është KFOR !
Tani, kur jeni të zotë vetë, pse kërkoni ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.
Pra kur jeni keq, thoni atë që po thotë edhe Rama. KFOR të marë kontrollin në Veri.
Sepse shteti kosovar nuk është i zoti të bëjë ligjin në veri dhe serbët atje tallin bythën.
qenke kar fare! ose fugshklyms
KFOR eshte pergjegjes per kufirin! si karin kalojne autoblindat ne kufi??? nga doganan??? apo nga kufiri qe KFOR e ruan por noihere i mbyll syte?! agta 200 vete si kaluan kufirin ? nga doganat apo nga mali dhe KFOR qe ruan kufirin? por qe noi i her i mbyll syte!
e more vesh pse thone KFOR sepse KFOR i mbyll syte, dhe keta i thone na jepni arme se mbrojme veten nese nuk e beni ju
KAN LINDUR BINJAK MASHALLA I PAST NENA QE I KA LINDUR
Ska hallin e Vucicit ky joo. Thjesht po i ben karshillek Amerikes qe i ktheu shpinen per ceshtjen McGonigal. Dmth po lun gangon me Ameriken kaq koqe eshte
Na lodhet bythen mo. I njejti lajmi 24 ore
Osasuna x
Bolonja gol gol
ik qiu
Pa KFORin aty, per 24 ore i ke Kosovaret prape ne Shqiperi si ne 1997en. Lerini pordhat sepse Edi Rama ka te drejte. 33 vite korrupsion nuk ka lene asnje lloj mundesi per fuqizimin real te shtetit Shqiptare ne Shqiperi apo Kosove. Pa KFORin dhe NATO e vetmja rruge qe kemi eshte maleve prape, si kacake, ose Talebane. Pastaj ju rrofte Bushati me Shkullakun dhe dronet e vetevendosjes.
o maloqe lushnje , kforin ta fut rama ne bythe ty sepse kfor nuk iken nga kosova, policia ruan rendin
Lushnjaret kane respektin me te madh timin sepse jane punetore dhe te qyteteruar. Por une shoku jam Malok safi, nga veriu i Shqiperise.
malok safi !
safi eshte nje fjale qe veriu nuk e perdor , duket , je jo vetem dhalle myzeqeje por edha pak trangull i njome
O ty te qifte Lushnja robt. Qe ben si gango pa emer…
po si su bete nje here o shqipe po vetem duke vene njeri tjetrin kunder o gazetari k… po me te madhe
rama eshte i shitur nuk behesh dot me tradhetarin
Vucic : te terhiqet policia nga veriu
Rama: Ne veri te veje Kfori
Rama dhe Vucic jane ne sikronizim te plote
ha nje lug corb te prishur e vjell gjith jeten
degjoni o ndyresira te felliqura, ore qyrramane e halabake. Kosova po te ishte e armatosur si ukaina e clironte vete Kosoven . Kosova 35 vite 1878-1912 luftoi kunder perandorise osmane, serbise,. malit te zi dhe bullgareve kur Shqipereia nuk beri asgje as per liri e as per pavaresi. qyrranjose e halabake grekofile juve ju tmerron fakti se tani ka dy shtete shqiptare, ore halabake. ju e urreni albin kurtin e vjosa osmanin se jane krenaria kombetare, ndersa komentuesit halabake nga Kosova e urrejne albinin e vjosen , sepse kosova i deboi nga pushteti thacin , mustafen e kompani se benin pazare e marreveshje kunder kosoves. rrofte nacionalizmi e patriotizmi shqiptar. As ne serbi nuk ka kaq urrejtes fanatik kunder Kosioves,ku ne krye eshte nje fare dordoleci mero baze
askush nuk ka bere me shume per Kosoven se Edi Rama po qeveria kosovare eshte mosmirnjohese dhe rrota kari
hahaahh qeke shok me lulin, ai heq deputete nga lista ti flet si e ema e zeqos
beteja sapo ka filluar !
ti je kari i rames
E nxorri koken, ben si patriot duke qortuar Serbin qe nderoi terroristet, por ne fund kerkon te njejten gje si Vucici, KFOR-in ne veri.
Shqiperia polli nje Esat Pashe te ri,a do linde nje Avni Rustem tjeter?
Ishalla na lind nenji mami jot
Patjeter! Avni Rustemi i ri eshte gjalle e shendosh e mire. Ai eshte heroi i Shqiptarise se vertete. Quhet Albin Kurti qe me ben krenar(e) te jem shqiptar(e)!!
Shqiperia polli nje Esat Pashe te ri,a do linde nje Avni Rustem tjeter?
Me then te drejten edhe Rama ka ber per Kosoven. Ishte i pari qe tha ne Serbi se Kosova eshte shtet i pavarur (duke krijuar edhe incident). Edhe ne Keshillin e Siguris ua tha troc ruseve se muhabei i Kosoves eshte zgjidhur dhe Kosova eshte shtet i pavarur. Megjithate duket qart qe ka probleme shum te medhaja me Albin Kurtin dhe kjo eshte fatkeqesi per te gjith. Si ky si Albini duhet te gjejn nje menyr afrimi sepse ketu nuk behet fjal per karriget dhe karrierat e te dyve po per interesat e kombit. Ngjarjet e fundit treguan se Albini nuk e kishte komplet gabim qendrimin e vet kokfort, po then kete, rendesi ka se si do shkojn ne praktik gjerat. Ndihma e partnereve nderkombatar eshte e pazevendesueshme pasi pa ata nuk kzisotn shteti Kosoves, ashtu si e ben ashtu edhe mund ta zhbejn, dhe kjo gje nuk ka lidhje me te drejten po me interesat dhe me menaxhimin e mir te diplomacis.
jo mo jo i pari qe e tha?
po 100 shtete qe e kane njohur ??
u sa kar !
“Vrasjet dhe terrori në veri të Kosovës, është 100% i ngjashëm me sulmin e bandës Mavi të Fredi Balerit në pikën kufitare në Jug të Shqipërisë 1994 ku u vranë 3 ushtarë shqiptarë, me kauzën e çlirimit të Epirit Verior.
I vetmi ndryshim është që Kosova i shpall organizatë kriminale, ndërsa Shqipëria i voton për kryetar bashkie.
Madje opozita i quan heronj dhe të burgosur politik”Nje shkrim i shkulLlakut me urdher te serbit salih per cecenet shpellkare te salihut ne komente jane duke u masturbuar me foton e rame lakuriq qe salihu ja ka shperndare per perdorim te brendshem te shqupi
Idiot mavi… Beleri mund te jete llumi i llumit por ai ka te drejten te gjykohet drejte dhe jo me metoda bolshevike. Idiot, ligji jo maliqi. Idiot Beleri po te ishte siç thua ti nuk do te ishte kualifikuar per zgjedhje. Por jo pas pilafit. Nuk pin me uje argumenti
Ja keta jane kelyshet e Sorrosit! Nuk ka shkence per ti kuptuar.
Gjithe keta qe lehin pro Km nuk mendojne hic fare.E di partia-thone.Edhe kur votojne nuk votojne per njerez a tjetren parti se cfare do te bejne ne 4 vjecarin e radhes,por votojne per gjyshin partizan te 1944.Cfare prisni me shume prej kesi njerezish,ata Po bejne me te miren qe dine.Mos ju veni faj.
E ndoqa të ashtuquajturën “konferencë për shtyp” të dymetroshit me gazetarët.
Po e njejta histori si gjithmonë.
Ofendime e kërcënime cilësdo gazetare që i bënte ndonjë pyetje që i digjte.
Nëse ndonjë gazetare ngulmonte të merte përgjigje për pyetjen që i kishte drejtuar, ai me harbutëri përgjigjej :
“A je në metro” ?
“A të punojnë qelizat e trurit” ?
Nuk kam ardhur këtu për debat por që të më dëgjoni vetëm ate çfarë ju them unë e qepeni gojën.
Çfarë do të ndodhte sikur gazetarët ti drejtonin atij pyetjen :
” O Z.kryeministër ! Boll me gënjeshtra ! A je në metro ?
Çfarë bdryshimi ka midis Vuçiçit që deklaron se derisa të vdesë nuk do ta njohë pamvarësinë e Kosovës me deklaratat e Ramës se edhe njëqind herë po ti kthehem temës së “Ballkanit të hapur” do të them po ato gjëra ?
Nikoletea peleshbythe e qi ulesi ulerima. Rrofte shteti i evgjiterve
Karlo bolja ferkon loqen e lindites.
Jete te gjate sulltan bunker maskarait. Jete te gjate moterqirajve.
Raporti final i OSBE/ODIHR: Zgjedhjet e 14 majit ishin të mirëorganizuara. Pati një ndarje të thellë brenda opozitës…!Dhe nato pranoje te shtoje forcat ushtarake ne veri te kosoves,ja vazhdoni hani mut salihu e albini