Në rrjet është duke qarkulluar me shpejtësi një video nga sfilata e ‘Victoria’s Secret’ në Javën e Modës në Paris, ku shihet sesi kryeredaktorja e revistës ‘Vogue’ Anna Wintour e cila ishte ulur pranë Kim Kardashian, ngrihet dhe ulet në një vend tjetër.
Ëintour në dukje e injoroi Kardashian duke i kthyer shpinën për të parë në drejtimin tjetër drejt David Beckham, i cili ishte ulur krahë saj.
“Anna ndërroi ulësen”, shkroi një përdorues i rrjeteve sociale.
“Anna e injoroi Kim?”, shkroi një tjetër.
“Ajo ndërroi ulësen?”, ka thënë mes tjerash një tjetër ndjekës.
Sidoqoftë, burime për Page Six thonë se ato janë parë shpesh edhe duke biseduar. Yllit televiziv, Kim iu bashkua nëna e saj, Kris Jenner dhe i dashuri i saj, Corey Gamble.