• |
ide | kryesore

Mori përsipër ‘fajin’, Radoiçiç jep dëshmi në Ministrinë e Brendshme serbe

Lajme, Të fundit

Ish-nënkryetari i Listës Serb, Milan Radoiçiç i është përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Brendshme të Serbisë dhe bashkë me avokatin e tij në orën 10:00 është parë duke hyrë në ambientet e ministrisë, shkruan media serbe “Novosti.rs”.


Ai sipas kësaj gazete, Radoiçiç është ftuar për të dhënë deklaratë rreth sulmit terrorist të organizuar më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit ku mbeti i vrarë në krye të detyrës polici Afrim Bunjaku.



Novosti shkruan se pritet që për dëshminë e Radojicic të njoftohet edhe prokuroria e lartë e Beogradit, e cila pritet më pas të ndërmarrë masat dhe veprime e nevojshme procedurale brenda juridiksionit të saj.

Pas njoftimit ditën e djehsme për dorëheqjen nga detyra si nënkryetar i Listës Serbe, Milan Radoiçiç gjithashtu pranoi se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku ndodhi sulmi terrorist i serbëve dhe humbi jetën në krye të detyrës, efektivi i policisë së Kosovësm Afrim Bunjaku. Ai e ka bërë këtë deklaratë përmes një letre të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviç për publikun nga Beogradi. Referuar provave që kishte siguruar ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, Milan Radoiçiç ka qenë orkestrues e pjesëmarrës i grupit terrorist që sulmoi policinë e Kosovës të dielën e kaluar në Banjskë të Zveçanit.



3 Comments

  1. Hahaha….
    Vucic,Vulin,Dacic po perpiqen ti’u hedhin hi’ syve SHBA-se EU-se.Hahaha….
    Radojcic asht shtetas KOSOVARE dhe per pasoje duhet te jape deshmi ne organet gjyqsore te Republikes se Kosoves.Dhe jo vetem ai,por edhe pjestaret e tjere te sulmit duhet te dorezohen me ose pahire ne Kosove.Ndersa per shtetasit ruse duhet marreveshje ekstradimi ne mes dy shteteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *