Ka njerëz që krijojnë varësi nga droga, të tjerë nga alkooli e të tjerë nga kumari, por së fundmi një ves i ri po krijon varësi tek figurat publike, që është varësia nga klikimet. Sa më shumë kapin nga media, aq më shumë kërkojnë.
Kjo është një nga arsyet që në televizione, në portale apo më shumë në rrjete sociale, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të dallosh informacionin e verifikuar me profesionalizëm dhe spekullimin e pastër, që dihet se i shijon më shumë turmave të etura për deklarata të bujshme.
Një fabul e paverifikuar që po përhapet me shpejtësi orët e fundit në rrjetet sociale është ajo që thuri Ervin Karamuço gjatë emisionit Zonë e Lirë mbrëmjen e së premtes. Me sigurinë e një eksperti, ai foli për një video me përmbajtje gjysëm-erotike, që sipas tij ka dalë nga hetimi i SPAK për aplikacionin SKY të një personazhi të botës së krimit.
Karamuço iu referua një filmimi të shkurtër, që qarkullon nëpër telefona këto kohë, ku një prej vajzave të ekranit ka filmuar veten e saj. Për këtë filmim që zgjat vetëm pak sekonda dhe që e përsërisim është filmuar nga vetë vajza me gjasë për partnerin e saj, Karamuço ka ngritur një histori prostitucioni dhe e ka lidhur me një nga ngjarjet më të bujshme kriminale në vend, ende të pazbuluara nga drejtësia. (VIDEO KETU)
“Për njërën prej personazheve më të bukura në Shqipëri paguhen deri 100 mijë euro në ditë për të kaluar 1 javë, ose 3-4 ditë diku në një vend tjetër, jo në Shqipëri, në një vend ekzotik. Më së shumti në Dubai”, deklaroi Karamuço duke vazhduar.
“Unë e kam parë vetë në një celular. Para disa ditësh u dorëzuan disa kode, passëord, celularë në SPAK nga ana e familjarëve të një personazhi. Kanë dalë disa video gjysmë erotike, kanë filluar të shpërndahen në celularët e disa personave, kanë filluar po vijnë edhe tek ne.
Dy personazhe të showbizzit, madje njëra është shumë e dashur për teleshikuesit ka dalë aty. Është filmuar nga celulari i këtij personazhi. Emrin s’mund ta them, ne presim hetime nga ky celular dhe na dalin këto video.
Janë dy vajza nga showbizz, por njëra është që njihet shumë. Është një video që e fimon poseduesi i këtij celulari që është një person ende në kërkim nga drejtësia shqiptare.
Në këtë celular del edhe një personazh tjetër që porosit femra shqiptare për llogari të bandave të Dubait, dhe i pyet, si i do bionde, brune, çmimet etj bën ndërmjetësuesin. Do dalin çudira, tmerrueshme për disa. Do përfshijë listë pagesa, kë kanë paguar për t’i mbrojtur, policë, prokurorë.
Është prostitucion, korrupsion, krime, indicie. Janë pjesë kronologjie të jetës së një personi që është marrë me shumë gjëra të pista në këtë vend.
Të bie perdja e madhe dhe të kuptojmë kush janë disa prej zyrtarëve, ka policë, gjyqtarë, prokurorë, nivel i lartë.
Këto vajza dihen se kush janë, marrin 100 mijë euro në ditë, është e shënuar në celular. Për njërën prej personazheve më të bukura në Shqipëri paguhen deri 100 mijë euro në ditë për të kaluar 1 javë, ose 3-4 ditë diku në një vend tjetër jo në Shqipëri, në një vend ekzotik. Më së shumti në Dubai” përfundoi ai.
Bomba spekulative që lëshoi Karamuço në prime time është përhapur me shpejtësi maramendëse në portale, duke provokuar dhjetëra statuse dhe është shoqëruar me kuriozitetin e përhershëm kur bëhet fjalë për video intime.
Për ta zhbërë sadopak tymnajën, dy gazetarët, Artan Hoxha dhe Elton Qyno e kanë parë të udhës të sqarojnë se ky është një spekulim i pastër.
Artan Hoxha sqaron se Karamuço i referohet rastit të Ervis Martinajt në deklaratat e tij, por këtu ka spekuluar sepse “Aplikacioni i kriptuar SkyCC, nuk perdorte video”.
“Së pari: Telefonat që kanë përdorur aplikacionin e kriptuar SkyeCC, nuk mund të përdornin komunikim në video, madje nuk mund të bënin transferim videosh nga një telefon në tjetrin. Pra, këto video që aludohet se janë gjetur në telefonin SkyeCC, thjesht nuk mund të gjenden në këto lloj paisjesh, pasi ky aplikacion nuk e lejonte përdorimin apo transferimin e videove. Së dyti: Këto video nuk ka mundësi të kenë “rrjedhur” nga zyrat e SPAK apo nga oficerët e BKH-së, pasi hetimin për zhdukjen e Martinajt po e kryen prokuroria e Kurbinit dhe telefonat e personazhit në fjalë bëhet me dije se janë dorëzuar aty nga të afërm të viktimës” shkruan Hoxha.
Në të njëjtën linjë është edhe kolegu tjetër gazetar, Elton Qyno që shkruan se deklarata e Karamuços është bërë për të krijuar konfuzion dhe se nuk është e vërtetë që filmimi ka dalë nga SPAK.
“Së pari: Në kodet e “Sky” që ka marë në dorëzim SPAK nga Franca dhe Belgjika, ka vetëm përmbajtjen e bisedave me kod dhe asnjë video. Së dyti: Nga aplikacioni i “Sky” nuk ka asnjë video qoftë video kriminale, qoftë dhe video me vajza karamele, si ato që po qarkullojnë” shkruan Qyno.
Qëllimi i dy gazetarëve është të sqarojnë se filmimi nuk ka dalë nga SPAK.
Por në anën tjetër akoma më e rëndë se gënjeshtra për sekretin e dosjeve të SPAK është lehtësia me të cilën baltoset një personazh publik. Nëpërmjet hamendësimeve, mjaftojnë disa sekonda filmime erotike që të bëhet lidhja me një nga ngjarjet më të rënda kriminale në vend dhe pastaj kalimi në rrethin e prostitutave të Dubait, madje duke i vendosur edhe çmimet përkatëse.
Limiti mes fantazisë dhe informacionit të verifikuar nuk ekziston në deklarata të tilla dhe thashethemnaja publike pa filtra është kthyer në sport kombëtar. E gjitha për ca klikime më shumë…/Lapsi.al
Po mir mo ju koka lapsi …sipas jush , budallenj jan njerezit..qe te gjithe e dine qe showwoman ne ket vend plehrash , paguhen ose nga mielli ose nga korrupsioni mediatik. Cfar artikulli patetik
Ore, nga Edvin Rama çfarë nuk pret.
Varfëria që ka pushtuar Shqipërinë i detyron vajzat e bukura, që për bukën e gojës të shkojnë në Dubai për 100 mijë euro nata.
sa ka shku cmimi i pjeshkes re ???
saaaaa?
Nga përqindja e përgjigjeve kuptohet marrëzia e kësaj shoqërie. LODHENI KOT o Lapsi me këta trushkulur që as dinë të lexojnë e as nuk kuptojnë. Sot, mjafton të dalësh në TV dhe je mishërim i së vërtetës, Ajnshtajn i gjallë për nga pesha e asaj që thua, anipse mund të këpusësh dokra hini pa kufij!!! Sëmundje e re kjo dhe jo vetëm e jona po ngado në botë, Por atje, disi mbetet veç në portale dhe jo në TV kombëtare në prime time. Ka filtra, pavarsisht nevojës për shikueshmëri nuk i japin zë cdo Curri, Çako, Karamuço të rradhës., që gënjen ditën për diell në kurriz të njerëzve të pafajshëm….duhet të kërcasin paditë, ndryshe këta horra mediatik kujtojnë se është lojë, dukes që nuk kanë çfarë humbasin, të dëshpëruar janë!>Edhe mediset me Piersilvion po bën ndryshime me të ashtuquajturën TV SPAZZATURA…..
Bravo LAPSI që e shtruat si çështje!!!!
As nuk i han palla njeriu per karamucnat, hemtime spak, lesh e presh..ketu eshte vorvull e madhe psilliqesh. dihet qe dhe bota e spektaklit esht vetem pastrim parash. Showmen dhe woman marrin nga 13 mij euro e siper…pse nuk behen deklarime tamam
Lexojeni mire Karamucon se nuk tha qe video ka dale nga aplikacioni, por nga celulari. Nderkohe nga aplikacioni kane dale bisedat. Dhe mos beni sikur jetoni ne Hene, ne kete vend ku qarkullojne muliona euro para droge e korrupsioni keto jane histori te perditshme. Shqiperia eshte bere si nje bordello e madhe te droguarish duke filluar nga zyra e kryeministrit e duke mbaruar ne Dubai, pa kursyer as fshatin me te humbur qe mund tju shkoje ne mend
PO mire ky hajvanllek do zgjidhi hallet e shqiptareve
Cfar synon e kujt i sherben ky lajm?
Luana p*thshpellen nuk e q* as per 100 mij L te vjetra, sja vlen! Mos eshte ajo Missi qe e ka 1 milion euro pazar javen
Karamuco si analist i kriminalistikes,per mua eahte me i besueshmi sot qe vendi jone ka.Komentojeni analizat dhe sygjerimet e tij,por mos dyshoni aprioriti ne ato qe ai thote.Ndofta vidio mund te mos kete,ndoshta fakte te mos kete,por asnje nuk dyshon qe keto sjane realiteti jone,realiteti shqiptare.Suksesi i shoubizit shqiptar ,kalon te korrupsioni,kalon te biznesi i piset,kalon te droga,kalon te prostitucioni.Suksesi ne politik,suksesi ne biznes,ne vendin tone,nuk arihet pa korrupsin,pa u korruptuar,pa korruptuar.
Karamuco ben mire te mos beje Profesorin ne cdo cep te Shqiperise se nuk ka bere ndonje gje ndryshe nga koleget e tij. Me shfaqjet qe ben, eshte bere thjesht nje njeri qe perfiton fale informacioneve qe arrin te siguroje ndoshta si pjese e punes se tij, e cila normalisht duhet te jete pjese ne mirebesim dhe jo qe ta ndihmoje te beje leke poshte e perpjete neper studio.
Se fundmi, nese ajo vajza ka bere cfare ka bere, rendesi ka te mos shese nje model qe nuk eshte ne televizion – bythes le t’i beje cfare t’i doje shpirti se te sajen e ka,
Eksperti flet per fenomenin ndersa pseudogazetaret merren me aplikacionin….
Në fakt më e turpshme është sinkroni i de klaratave të “gazetarëve”,që video është për këtë qëllim jo për atë që na e kanë shit neve,dmth publikut.Të ishte video privatw për partnerin/rët,nuk dilte tani pasi është dorëzuar cel i një personi në kërkim në prokurori,dilte shuumë më përpara.Në Tr jetojmë të gjithë,dhe njerëzit njihen,dhe aq më tepër njerëzir publikë.Mos bëni devijime me shkrimet e sponsorizuara,ose shkrimet për qokë mbi personazhë publikë që i njohim e ua dimë prapavijën këtu e 15 vjet.
Bëhuni më të arsyeshëm dhe mos dhjesni penën tuaj e gojën,për të mbrojt aty ku nuk ka ça mbrohet 2 goca që si mbron dot as fytyra vet e stër stër ekspozuar në tv,biseda,udhëtime,histori,realitet e tani në video.
Nuk eshte Luana se kam qene 1 nate me vajzen e videos! Pjese e Klan ka qene dhe ajo. Karamuço e di emisionin ku eshte perballur me ate “hallexhie”, ja keni fryr shume cmimin se eshte 500€ e poshte! Keto lajme duken si test ngacmues per te vertetuar nqse Martinaj eshte gjalle, por pa me te voglin reagim edhe kur familjes se tij i kane marre gjithcka, me sa duket mbreti i ri i basteve eshte Olsi Rama me 10 kompani fantazme qe do krijoje! PS: goca e videos eshte ulerime, e kam provuar!
Ne foton e publikuar ngjan me beatriksen. Nede e ke provuar hallall, por thuajaja emrin ta dim dhw ne populli
Siklet i madh ka mberritur ne kryeministri pas lajmit se nje video erotike e nje ministreshe rilindase po gatitet te hidhet ne rrjet…
Thithlopët e gjobave, tarifave, të vilave në Gjirin e Lalzit, Palasë e Farkë, të kullave, fabrikave dhe pastrimit të parave, dolën si virgjëresha në dritaren e shtëpisë publike, duke treguar me gisht ‘gjobaxhiun’.
‘Investigimin’ e financuar gjoja nga USAID e mori përsipër njëfarë gazetari Naim Noka, i cili i kushtoi edhe një editorial moralist në portalin e tij publik.live.
Karamuca tha per vidion eGjicit se kamera eshte ne cante,pastaj doli qe ishte ne gote.
PARODI
APOLOGJIA E LUANËS – UNË S’KAM TATUAZHE
Të dashur fansa dhe dashamirës,
kam diçka me rëndësi për t’ju sqaruar,
ka dalë një video gjysëm erotike,
me një goc tjetër më kanë ngatërruar.
Realisht nuk jam unë ajo atje,
është një tjetër që më ngjan shumë,
unë s’kam tatuazhe në kraharor,
dhe për një natë nuk paguhem aq shumë.
Në fakt unë nuk punoj si eskortë,
dhe as si prostitutë me pagesë,
kam zgjedhur rrugë tjetër në jetë,
jam e ndershme e s’kam pendesë.
Sidoqoftë 100mijë€ për një natë,
janë shumë besoj për këdo,
të kisha lënë bythën për aq pare,
do i thosha vetes më mos puno.
Por unë punoj përditë për ju,
për t’ju sjellë sadopak argëtim,
u rropata lart e poshtë nëpër studio,
që t’ju kënaq me emisionin tim.
Luajtëm për disa sezone bashkë,
luajtën dhe plot ”Vipa” me ne,
u harxhuan miliona për çdo puntatë,
përherë ju solla diçka të re.
Për këtë duhet të isha në formë,
prandaj u bëra e gjitha plastike,
bëra dhe bythët edhe cicat,
edhe pse më kritikoi ndonjë mike.
Do thoni ju që me aq ”Vipa” të ftuar,
patjetër emisioni do kishte kuriozitet,
edhe sikur moderatore të kish qënë,
ndonjë ronxhoponxho mysybet!
Dikush më pyeti pse i quaj Vipa,
kur shumicën e tyre s’i pjerdh njeri,
ka plot që nuk dalin në televizor,
por janë njerëz vërtet me rëndësi.
Ata janë Vipa sepse paguhen mirë,
për ca pordhë në TV hidhet paraja lumë,
aq sa marrin ”Vipat” për një ditë,
populli nuk i merr në një muaj punë.
Do thoni ju që edhe ajo goca në video,
nëse paguhej 100 mijë€ për një natë,
është një super Vipe që vlen shumë,
dhe jo një kurvë ordinere pa surrat.
Unë jam një goc e thjesht fare,
bëj pushime luksoze si çdo moderator,
por ja në Mykonos kur shkova,
hëngra bukë me vezë e me sallator.
Sepse unë nuk kam tangëllik,
çfarë fitoj nga puna e shpenzoj,
me pushime, vila apo veshje,
dua jetën në maksimum ta shijoj.
Pra, gjithshka e paguaj vetë,
s’kam nevojë t’mi paguajë asnjëri,
sepse puna ime vlen, jam talent,
si mua emisionet nuk i bën njeri.
Sa të ketë pronarë televizionesh,
që emisione të tilla i paguajnë shumë,
avash avash do bëhem milionere,
pa e lënë lart e poshte atë sumë!
Kjo është e vërteta miqtë e mi,
kush s’do, le mos të më besojë,
veç pa fakte, baltë mos më hidhni,
imazhin t’ma prishni, askush mos të guxojë!
Si nuk ke përtuar o lumëmadh që të postosh gjithë këtë bejte të gjatë me marrëzira ?
Unë nuk shoh ndonjë marrëzi aty te vargjet e Mollës. Janë plotësisht të vërteta. Madje ka thënë shumë pak, është kursyer, se po t’a themi të vërtetën tamam mbi gjasme Luanën apo Vipat e show bizzit, ka skandale shumë të mëdhaja, disa prej të cilave shumë shpejt do dalin, me video apo me foto. E di ti sa paguhej Luana për moderatore në ato emisionet e saj “Shiko kush luan”? Po “vipat” që i vinin në studio? Ku është marrëzia më lart te vargjet? Që hëngri bukë me vezë me sallator në Mykonos? Në fakt është e vërtetë, ka harruar të shtojë djathin atje. Ku është marrëzia? Pyeteni Luanën sa apartamente apo vila ka? Sa i kanë kushtuar pushimet luksoze? Sa i ka pasur të ardhurat gjatë gjithë kësaj kohë? Prandaj, mos flisni kot! Në Shqipëri janë një grusht njerëzisht të show bizzit që paguhen qamet, dhe jo për ndonjë zotësi të madhe që kanë, por për arsye të tjera. Ndërkohë që rrogat normale në Shqipëri nëpër media apo gjetkë nuk janë fare në ato nivele. Pse ndodh kjo? Ajo dihet pse, por për siguri shkoni pyesni psh Sandrin e Klanit pse hoqi Arjan Çanin dhe mbylli Klanifornian, dhe la Luanën dhe budallëqet e emisioneve të saj.
Marrëzi quhet çdo akuzë e pa shoqëruar me fakte, e me të tilla akuza e ke plot edhe “komentin” tënd.
Sa për “vargjet” që të paskan pëlqyer, punë shijesh e formimi.
Mua më duken bejte primitive vulgare ty të duken si poezitë e Shilerit.
O i paemër! Nuk quhet marrëzi të akuzosh pa fakte, por quhet shpifje. Mëso mirë kuptimin e termave. Ku i gjete akuzat ti aty te vargjet e Mollës? Ajo është në formën e një parodie për të shfaqur disa fenomene që hasim në TV tona herë pas here. Akuzat i bën prokurori o I paemër që as emër nuk ke. Këtu je në rubrikë komentesh. Luana e di ku është gjykata, nëse mendon se dikush i ka bërë akuza pa fakte , të shkojë të ankohet. Epo tani të dalësh ti e të përcaktosh se është bejte primitive apo jo , ti s’je askush, vë një emër të paktën te komenti jot. Se duket sikur je ai që i ke thënë edhe herë tjetër Mollës që bën bejte primitive. Pak rëndësi ka të pëlqen apo jo. Ti po qe se di t’i bësh më mirë se Molla e Dijes, dhe i bën me fakte si prokuror, bujrum, të shohim sa zoti je. Nëse nuk i bën dot, atëherë mos gjyko kot se nuk je për këtë punë. Emër s’ke, bejte apo poezi nuk bën dot, vetëm jep mend e bën si avokat i Luanës. Molla mund të ketë më shumë info se ne , por kjo nuk do të thotë që duhet të na tregojë gjithshka se zotrote do fakte pa lidhje.
videon linkun hidheni kush e ka
Nga përqindja e përgjigjeve kuptohet marrëzia e kësaj shoqërie. LODHENI KOT o Lapsi me këta trushkulur që as dinë të lexojnë e as nuk kuptojnë. Sot, mjafton të dalësh në TV dhe je mishërim i së vërtetës, Ajnshtajn i gjallë për nga pesha e asaj që thua, anipse mund të këpusësh dokra hini pa kufij!!! Sëmundje e re kjo dhe jo vetëm e jona po ngado në botë, Por atje, disi mbetet veç në portale dhe jo në TV kombëtare në prime time. Ka filtra, pavarsisht nevojës për shikueshmëri nuk i japin zë cdo Curri, Çako, Karamuço të rradhës., që gënjen ditën për diell në kurriz të njerëzve të pafajshëm….duhet të kërcasin paditë, ndryshe këta horra mediatik kujtojnë se është lojë, dukes që nuk kanë çfarë humbasin, të dëshpëruar janë!>Edhe mediset me Piersilvion po bën ndryshime me të ashtuquajturën TV SPAZZATURA…..
Bravo LAPSI që e shtruat si çështje!!!!
Për bythën e Zen Sali Berishes dhe Abi Malltezit, Sali Berisha, kërkon të djegë përseri Shqipërinë.
E dogji kur e mori më 1992.
E dogji në 1997
E dogji në 1998
E dogji dhe e poqi me tritol urash, pritash e shtyllash elektriku, sa herë i afrohej zjarri në bythë.
E dogji në Gërdec.
E dogji në çdo protestë
E tashti, do ta djegë përseri.
U djegsh familiarisht o Sali Berisha, nga zjarri që po ndez vetë.