• |
ide | kryesore

Degët e mësuesisë po mbyllen/ Berisha: Të ngrihemi në protesta për të mbrojtur të ardhmen

Lajme, Të fundit
Berishës

Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka folur për degët e mësuesisë që kanë një numër shumë të ulët studentësh që shumë shpejt rrezikojnë edhe mbylljen.


Berisha tha se vetëm dyfishimi i pagave të mësuesve mund t’i bëjë sërish këto degë ndër më të preferuarat.



“Katastrofë mund të vlerësohet situata për përgatitjen e mësuesve të ardhshme.
Dështim total i përpjekjeve të qeverisë nëpërmjet pagesave për angazhimin e të rinjve në degët e mësuesisë.
Ishte e pashembullt në historinë e Europës dhe të botës, që të këto degë, në Tiranë, matematikë, fizikë, kimi për mësuesi kanë ngelur me më pak se 10 studentë. De facto janë të mbyllura, në një kohë kur pak vite më parë, ishin nga degët më të preferuara të vendit.
Nuk kishte nevojë për stimuj të tjerë. Kishte një stimul: dyfishimi i rrogave të mësuesve.
I bëri degët e mësuesisë degë të preferuara. Madje dhe të mbingarkuara.
Qëndrimi ndaj mësuesit nga kjo qeveri, i shkretoi ato nga studentët, i falimentoi dhe ato po mbyllen.
Arsimi i lartë, këtë vit është një thirrje ku gjendja në të cilën ai ka rënë, të gjithë këto faktorë që rreshtova më sipër, janë një thirrje e fuqishme në radhë të parë për të rinjtë e universiteteve.
Po kaq edhe për gjimnazistët, për familjarët e tyre, të ngrihen fuqishëm në protesta.
Këto që po ndodhin janë shkatërrim masiv i ëndrrave më të bukura të të rinjve shqiptarë, mbi të cilat duhet të ndërtohet e ardhmja dhe Shqipëria e nesërme.
Unë garantoj studentët se PD në programin e saj, do t’u japë përgjigjen më të shkëlqyer të gjitha këtyre çështjeve, por i fton ata të marrin në dorë fatin e tyre, të ngrihen me guxim kundër një qeverie që është përçmuese, përbuzëse ndaj tyre dhe të ardhmes së tyre.”, tha Berisha.



4 Comments

  1. Largimi i te rinjve pas diplomimit tregon qarte se ata nuk kane besim edhe tek opozita, ndaj thirrjet e Berishes per te shfrytezuar mini-protesten e studenteve te Mjekesise jane nje ze ne shkretetire.

    Po te mos e kish shkaterruar ne thèmel PD me Berishen ne krye, situata e Mjekesise dhe arsimit nuk do te kish degraduar ne kete nivel.

    Te takon vetem heshtja Doktor, se fale sistemit te vjeter u bête mjek me emer, por deshtuat per te ngritur sistem shendetsor te ri, qofte edhe si vendet e tjera ish komuniste…

  2. Une them te ngrihemi ne protesta kunder teje se po na bllokon te ardhmen. Ti dhe soji jot bashke me ushtrine e pseudo biznesmeneve qe kan perfituar nga ti a po na ndertojne pallate ne cdo cep te Tiranes jeni plaga me e madhe qe ka ky vend

  3. Me gjithe respektin maksimal per Doktorin, nuk eshte dyfishimi i pagave zgjidhja, sepse gjithenje

    dhe aktualisht , mesuesit kane qene shtresa me e privilegjuar e shoqerise, Sa ore pune ben nje

    mesues ne jave, nje specialist apo punetor ndertimi apo nje i vetpuneesuar ne nje biznes te vogel

    i ben per dy dite. plus qe kane pushime verore e dimerore rreth 3 muaj, plus sigurimin shoqeror

    te garantuar e shume privilegje te tjera.

    Aresyeja kryesore se pse te rinjte nuk preferojne mesuesine eshte se arsimin e larte e kane ne

    funksion te punesimit jashte shtetit, ata kerkojne profesione qe tu hyne ne pune pasi te ikin jashte

    dhe mesuesia eshte nje profesion qe nuk vlen pasi te largohesh nga Shqiperia. Ndersa ata te rinj

    qe duan te qendrojne ne Shqiperi sepse prindet e tyre jane me regjimin rilindas nuk preferojne te

    shkojne per mesues pasi e kane te garantuar vendin e pune ne administrate me rroga te larta e

    privilegje te te shumta dhe driten jeshile per te bere korrupsion.

    Sa i takon protestave mos u mundo kot se shqiptaret jane mesuar nen zgjedhe me mijera vjet dhe nuk

    u ben pershtypje as zgjedha e Rames bile po te mos jetojne nen zgjedhe u duket se u mungon dizka.

  4. O sali non grada rri larg protestave te studenteve mos i fut hundet fare se nuk ke surrat e fytyre te flasesh se po ti ishe ti o kriminel ne pushtet do kishe derguar forcat e gardes dhe do i kishe rrahur me shkopa gome madje dhe do i qelloje me snajper nga taracat prandaji ik zhduku o plere se ti je e keqja dhe mallkimi i ketij vendi o vampir non grada dhe gjak pires

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *