• |
ide | kryesore

Jennifer Aniston tregon gjërat që bën për të qëndruar në formë në të 50-at e saj

Paparazzi, Slider

Në fillim të kësaj jave, aktorja, Jennifer Aniston u zbulua si ylli i fundit i kopertinës së CR Fashion Book për dhjetëvjetorin e revistës.


Aniston ceku rregullat sipas të cilave ajo jeton për të qëndruar e shëndetshme, duke i thënë: “Unë pi shumë ujë, lëviz trupin tim çdo ditë, përpiqem të ha ushqime të plota, të freskëta dhe të fle sa më shumë që të mundem”.



“Kjo pjesë e fundit është sfiduese për mua, por është kaq e rëndësishme”, tha ajo. “E ndjej kur nuk pushoj mjaftueshëm”.

Aniston gjithashtu tha se ajo monitoron atë që sheh në ekrane për të mbajtur në rregull edhe shëndetin e saj mendor, raporton People.

“Përpiqem të jem vërtet e vetëdijshëshme për atë që lë në hapësirën time të kokës”, shtoi ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *