• |
ide | kryesore

Në shënjestër nga grupi i Laert Haxhiut, merret në mbrojtje ish-prokurorja e Lushnjës, sekuestrohet makina e Klea Gjatës

Lajme, Të fundit

Policia e Lushnjës ka marrë në mbrojtje ish-prokuroren Merita Selimi, emri i së cilës doli nga dëshmia e Artan Tafanit, i cili deklaroi se ishte një nga personat që mund të ekzekutohej nga grupi i Laert Haxhiut.


Po ashtu policia ka sekuestruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lushnjës një automjet tip “Benz-Mercedez” foristradë, në pronësi të Shaqe Gjata, nëna e Klea Gjata, e cila kisha lidhje me Laert Haxhiun.



Kjo makinë përdorej nga Klea Gjata, e cila në shumë raste ka transportuar Laert Haxhiun dhe bashkëpuntorin e prokurorisë, Artan Tafani nga njëra bazë në tjetrën. Në momentin e arrestimit, Klea Gjatës i janë sekuestruar dy aparate telefonike që mund të ndihmoj në zbardhjen e bisedave të saj me Haxhiun nga burgu i Janinës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *