Dy avionë ‘Canadir’ kanë mbërritur nga Greqia në Pishporo-Darëzezë për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit, që është aktiv prej disa ditësh dhe ka djegur mbi 150 ha pyll me pisha.
Ndërhyrja e tyre nga ajri u realizua pas kërkesës së bërë mekanizmit europian të Mbrojtjes Civile të Greqisë, e cila iu përgjigj pozitivisht.
Sipas shefit të shërbimit zjarrfikës të bashkisë Fier, Zija Hyka, Darëzeza, mbetet vatra më problematike, mëngjesin e kësaj të hëne. Pranë vatrës së zjarritndodhen tre mjete zjarrfikëse, ndërkohë që ky masiv pyjor shtrihet përgjatë vijës bregdetare.
si kishim armiq ne keta?
Ore lere qe keta i kishim armiq po helikopteret tane ku jane thuaj. Te gjithe ne toke. Asnje nuk fluturon me. I hengri Xhacka te gjithe. Dy vjet helikopteri cugar ne hangar bari ne Itali dhe nuk e sjellin dot ne Shqiperi. As edhe nje per be. Nga 28 helikoptere asnje ne gjendje pune. Korrupsion rilindas.