Kjo e hënë, kur sapo ka nisur viti i ri akademik, ishte një shans i mirë për rektorin e Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha dhe Ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu që t’u jepnin studentëve një mesazh që diçka do të ndryshojë në universitetet tona, pas lajmit që po qarkullon prej tre ditësh se universitetet shqiptare janë të fundit në Europë.
Lajmi i referohet një renditjeje që konsiderohet serioze, “QS World University Ranking”. Universitetet tona ishin diku nga fundi i listës.
Bujqësor në vendin e 605, ai i Durrësit në vendin e 606, Politekniku në vendin e 658 dhe në fund fare, Universiteti i Tiranës në vendin e 677. Gjithsej ishin renditur 688 universitete.
Universiteti i Tiranës është vetëm 10 vende larg nga fundi i tabelës dhe ka pësuar një rënie drastike prej 200 vendesh nga viti i kaluar.
Të gjendur në këtë situatë, nga dy zyrtarët e lartë pritej një masë konkrete, një reflektim apo një premtim për studentët që nuk kanë mundësi ekonomike të studiojnë jashtë vendit. Në fakt, ndodhi e kundërta.
Përgjigjia e Ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu ishte një fjalim tipik i krenaristëve të Rilindjes. Nëse do t’ia ndryshoje fjalën “universitete” me “spitale”, nuk është çudi që të njëjtin fjalim, Manastirliu ta kishte mbajtur në ndonjë takim me mjekë kur ishte ende tek Ministria e Shëndetësisë.
Dështimin me renditjen e turpshme, ajo nuk e preku fare. Para pedagogëve, ia nisi një recitimi me tone triumfaliste, ku ranë në sy frazat “universitetet tona kanë bërë hapa përpara” apo se “gurët e themelit janë vendosur”.
Manastirloi kërkoi “vijimin e transformimit, që t’i vlejë vendit në raport me të gjitha zhvillimet, demografike, teknologjike dhe inteligjencës artificiale” dhe së fundi tha ajo “së bashku ia kemi dalë të kemi mbështetje dhe garanci për universitetet në vend”.
Pas fjalimit pa asnjë lidhje me realitetin, ajo dhe rektori i Tiranës, Artan Hoxha dolën para gazetarëve për të komentuar renditjen që iu është bërë institucioneve të arsimit të lartë. Por edhe rektori, megjithëse më i drejtpërdrejtë se Manastirliu, sërish ishte mohues për atë që kishte ndodhur.
“Universiteti i Tiranës nuk është një universitet për ta turpëruar Shqipërinë, por e nderon atë” tha Hoxha. Në përgjigje, ai nuk e pranoi se kemi rënë 200 vende nga viti i kaluar, sepse në fakt, kjo është hera e parë që bëhemi pjesë e renditjes, sipas tij.
“Nuk është e vërtetë që UT ka rënë 200 vende, sepse ky rankim bëhet për herë të parë për universitetet e Shqipërisë, që domethënë kur futesh për herë të parë nuk ka as më lart as më poshtë” tha Hoxha.
Por kjo deklaratë e rektorit është hedhur poshtë nga organizata “Qëndresa qytetare”. Drejtuesi i saj, Migen Qiraxhi thotë se ai gënjen.
“Dikush ta njoftojë Rektorin se Universiteti i tij ka prej vitit 2020 në këtë rankim, dhe këtë mund ta verifikoj në dekumentin më të rëdësishëm shteteror për arsimin ‘STRATEGJIA KOMBËTARE E ARSIMIT 2021-26’ të realizuar nga Ministja që për habi tund kokën për të miratuar atë çka rektori gënjen!” shkruan Qirazhi në rrjetet sociale.
Për ta përgënjeshtruar deri në fund rektorin dhe ministren, Qiraxhi ka publikuar edhe dokumentin e Strategjisë kombëtare, ku shkruhet se universiteti i Tiranës ka prej vitit 2020 që bëhet pjesë e rankimit.
Pas daljes publike të dyshes Manastirliu-Hoxha ka reaguar edhe Taulant Muka, studiues dhe ish-zv.ministër i arsimit ka ngulur një gozhdë në rrasën ku është groposur reputeacioni i universiteteve shqiptare. Duke shpërndarë në rrjetet sociale një titull me fjalët e rektorit Artan Hoxha, ai shkruan: “Analfabetet funksionale ne krye te institucioneve arsimore jane shtuar: lexojne, por nuk kane aftesine te kuptojne ate qe shkruhet! Kur drejtuesi i UT eshte ne kete nivel, mendoni se çndodhe ne hallkat e tjera te sistemit universitar”./Lapsi.al
Si duket shqipot e kuptuan qe te marresh diplomen eshte e kote , me mire laj pjata ne londer dhe jeton si mbret
Cfare nuk ka degraduar tjeter ne republiken e bananeve mavi?
dakort mo lapsi… por a jeni juve ata qe keni bertitur (me te drejte) qe shteti nuk duhet te fuse hundet ne punet e universiteteve, pasi ato jane me vetefinancim dhe kane autonomi???? Tani si i bie, ka bere mire apo keq shteti qe e ka lene universitetet te drejtohen, dmth zgjedhin rektoret, lirisht… pa nderhyrje shteterore… ???? Ndajeni mendjen, o e vendos shteti rektorin dhe bie autonomia e universiteteve o nuk e vendos… Si ta keni ndar mendjen, pastaj beni dhe lajmin… kara me brire
Po kari po
Sa mire qe e njeh karin o analfabet. Me te vertete universiteti eshte autonom per nga mesimdhenia dhe financat (qe gjithesesi miratohen nga Dikasteri i Arsimit, por ato varen nga Ministria edhe per nga politikat dhe mbarevajtjen. na u hiq qafe e vazhdo te votosh riqelbjen
Çdo gjë ka shkuar për lesh në të vërtetë
Si të mos degradojnë Universitetet kur mësimdhënia bëhet nga pedagogë mesatare 8- të.Sigurisht këta pedagogë të paaftë do të bëjnë doktoratura të vjedhura sepse janë marrë në punë pa meritë .Ministër bëhesh po pedagog për të dhënë mësim kursesi jo.
Për bythën e Zen Sali Berishes dhe Abi Malltezit, Sali Berisha, kërkon të djegë përseri Shqipërinë.
E dogji kur e mori më 1992.
E dogji në 1997
E dogji në 1998
E dogji dhe e poqi me tritol urash, pritash e shtyllash elektriku, sa herë i afrohej zjarri në bythë.
E dogji në Gërdec.
E dogji në çdo protestë
E tashti, do ta djegë përseri.
U djegsh familiarisht o Sali Berisha, nga zjarri që po ndez vetë.Universitet ka pas salihu i karaxhicve ne kohen e tij qe i beri Kiosksa ku shiteshin si domate me shumice
Ha ha mut o derrrrrrrrr komenturs i orës 21:26
Universitete e rretheve Vlorë Korçë etj janë në nivelin e shkollave të mesme.Këto vetëm Universitete nuk janë.Administrata paguhet kot.Shpenzime koti.Politekniku dhe i ashtuquajturi Universitet i Mjekësisë ti bashkohen UT.Universiteti i Mjekësisë është me godinat dhe kuotat siç ka qënë kur ishte Fakultet.Administrata që hanë paratë e taksapaguesve Shqiptar.Administrata të fryra dhe të ngritura kot.Sekretare për doktoratura kur shkolla e dokt janë mbyll marrin rrogën kot dhe dredhin zinxhirët.Të bëhen shkurtime në administratat e fakulteteve se marrin rroga qyl dhe nuk bëjnë asnjë punë.
Kurvat ministresha të qeveris së bandës krim rilindje që bëjnë pasarel nga një bordello institucion në tjetrin , nuk lanë gjë pa xhvatur e shkatërruar në këtë vend ku ligjin e bën droga , krimi , kurvëria dhe skizofrenia me kartel .
“S’e jap më dorëheqjen për Shkëlzenin”, Berisha harron akuzat: Arritjet më të mëdha i kemi me Metën!Ti me emer t shko shkerdhe motren mamin e vajzen qe te shtosh rracen e qelbur serbo vicidolase te salih karaxhicit
Ilaçet o kar
E para forcë politike që futi dhunshëm metodën e “pezhishkave” në partitë tona, ishte Partia Demokratike. Nuk kishte strukturë lokale apo qendrore, të mos kishte rrjetin e vet të “pezhishkave”, dëgjuesit, regjistruesit, transmetuesit, vepruesit, dhe komanduesit e vet. Në Shqipëri nuk konceptohet dhe nuk mund të funksionojë dot politika pa përfshirë rolin dhe rëndësinë e rrjetit të “pezhishkave”.
Kjo vetëm surrat për ministre nuk ka
Pasi e varrosi shëndetësinë erdhi të arsimit që ja la 5,7 me 60%analfabetë funksionale
Dhe kjo erdhi të bëjë atë që ben me mire goditjen vdekjeprurëse.
Ky Muka kate drejtë në kohën e nikollës KUR ISHTE zv min tha këtu në ministri ska letër bythe jo projekte.
kur ka diplome dhe liuz ejlli ,asgje sme habit …..
Si mund të kesh Universitete me pedagogë të paaftë që kanë mesatare tetë dhe tetë e gjysëm dhe 9 të.Mësimdhënja është punë e vështirë .Këtë punë e bëjnë ata pedagogë që kanë dalë me diplomë i shkëlqyer dhe medalje ari.Pedagogë që marin para dhe i japin grada shkencore njëri tjetrit dhe bëhen as prof e profesorë pa meritë.