• |
ide | kryesore

Qeveria paralajmëron taksimin e garsionereve dhe shtëpive që jepen në AirBNB

Arkiva, Lajme, Të fundit
Qeveria paralajmëron taksimin e garsionereve dhe shtëpive që jepen në AirBNB

Edi Rama ka paralajmëruar një projektligj për qytetarët e thjeshtë që fitojnë shuma modeste në krahasim me bosët e ndërtimit, teksa japin gjatë verës me qira garsoniera apo ndonjë apartament të regjistruar në AirBNB.


Propozimi i ri i qeverisë parashikon deklarimin e të gjitha këtyre strukturave akomoduese, që më pas të tatohen sipas ligjit. Dështimi për deklarimin e tyre do të penalizohet me gjoba të rënda që shkojnë deri në 400 mijë lekë.



Në projektligj propozohet që pjesë e strukturave akomoduese të mos jenë vetëm hotelet, motelet, resortet, kampingjet apo dhomat e ofruara nëpër agroturizma, por të përfshihen edhe apartamentet që ofrohen nga qytetarët për akomodimin e turistëve që kanë në përbërje një dhomë, kuzhinë dhe të paktën 1 tualet.

Po ashtu pjesë e listës do të jenë edhe një bllok apartamentesh (2 ose më shumë) që menaxhohen nga i njëjti sipërmarrës turistik.

Për herë të parë propozohet që të përfshihen në ligj edhe dhomat që jepen me qira për pushuesit, pavarësisht se janë brenda një ndërtese rezidenciale apo një ndërtese banimi.

Referuar projektligjit të gjitha këto struktura akomoduese të lartpërmendura duhet të regjistrohen në QKR dhe brenda 30 ditësh duhet të aplikojnë për të marrë certifikatë pranë Ministrisë së Turizmit.

“Çdo sipërmarrës turistik, që ushtron veprimtarinë si strukturë akomoduese, brenda 30 ditëve nga regjistrimi në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për ushtrimin e veprimtarisë si strukturë akomoduese, paraqet pranë ministrisë përgjegjëse për turizmin kërkesën për pajisjen me certifikatë kategorizimi, sipas kritereve të përcaktuara në aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji. Certifikata e kategorizimit të strukturës akomoduese është pa afat dhe regjistrohet në Regjistrin Qendror të Turizmit, që administrohet nga ministria përgjegjëse për turizmin. Çdo strukturë akomoduese gjatë ushtrimit të veprimtarisë ka detyrimin te kryejë regjistrimin elektronik të klientëve me të dhënat mbi numrin e vizitorëve, netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën”, thuhet në nenin 43 të këtij projektligji.

Për të gjitha strukturat akomoduese që ushtrojnë aktivitetin pa marrë licencë pranë ministrisë do të aplikohen penalitete si më poshtë:

a) Ushtrimi i veprimtarisë si strukturë akomoduese pa certifikatë kategorizmi, sipas nenit 43/1 dënohet me gjobë, bazuar në numrin e dhomave, si më poshtë:

i. nga 1 deri në 5 dhoma me 20 000-50 000 lekë

ii. nga 6 deri në 15 dhoma me 100 000 lekë;

iii. nga 16 deri në 40 dhoma me 200 000 lekë:

iv. nga 41 deri në 80 dhoma me 300 000 lekë;

v. mbi 80 dhoma me 400 000 lekë.

b) përdorimi i paautorizuar i shënjave dalluese në strukturën akomoduese, pa u kryer procesi i klasifikimit sipas nenit 45 dënohet me gjobë 200 000 lekë;

c) ushtrimi i veprimtarisë si agroturizëm pa certifikatën përkatëse sipas nenit 45/1 dënohet me gjobë, bazuar në numrin e dhomave, si më poshtë:

i. deri në 5 dhoma 50 000 lekë;

ii. mbi 5 dhoma 100 000 lekë.

Për shkak të fenomenit që strukturat akomoduese të deklaruara por edhe ato të padeklaruara nuk raportojnë numrin e vizitorëve, në projektligj propozohet ndëshkim me gjobë edhe për këtë shkelje.

“Mosdeklarimi i të dhënave statistikore nga strukturat akomoduese për numrin e vizitorëve, numrin e netëve të qëndrimit, shtetësinë, rezidencën, gjininë dhe moshën, sipas nenit 66 dënohet me gjobë 150 000 lekë”, thuhet në germën R, të nenit 71.



8 Comments

  1. S’i shpeton gje KM-se, e ka xhepin shume te thelle. Edhe tej nje grasoniere e nje fakiri do te

    fus doren edhe ky miliarderi per ti bere rrush e kumulla me Linden e Zahon. Si nuk u ngop

    se rrjepuri fukarejte more aman.

  2. Ripini shkërdhejani robt,o te pangopurit e ridhjerjes,se nuk ju dalin më ato qe po gllabëroni .por do taksoni dhe të shkretët qe leshojne 2 muaj mga nje dhome ose dy me qira.Ju ini moter dhe gra qire.e çuat këtë popull në ekstrem të varfërisë.

  3. Tjua liroje mamate se e kane votuar vetem ne Tirane me 15mije vota me shume . Derisa i japin voten dmth kete duan . Nuk ka me justifikime me kete milet. Dilni ne rruge e shikoni si e mbron mileti zografin. Thjesht mire jua ben. Te isha une do ja shtoja 2fish te gjitha

  4. Vetem oligarket te mos paguajne. Ne janar cdo njeri qe punon ne shqiperi taksohet me 15 deri 23 %. Praktikisht me shume se pronaret e medhenj, taksa progresive ishte nje perralle. Rritet edhe taksa e prones, sikurse rriten edhe cmimet. Gjithcka bie mbi shtresen e mesme, qe eshte motori i ekonomise ne cdo vend. Pastaj pyesin pse ikin. Po cfare te bejne, te rrine te punojne per Samirin, Cetin, Zahon dhe Lalin?

  5. Ti kishe taksuar me kohë ropsat. Se s’po dimë kush na hyn e kush na dele në pallat. Plus që këto kanë rrite qiratë e shtëpive. Mundësisht qiu ropte edhe këtyre qe japin apartamentet e banimit për bisnes.

  6. normal qeveri e taksave te larta dhe e vjedhjeve te larta , qeveri e veseve e homove dhe e kuckave , votojeni prap perversin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *