• |
ide | kryesore

Sulmi terrorist në Kosovë, Bosnja kërkon hetim për akuzat se armët u morën në Tuzla

Arkiva, Lajme, Të fundit
Sulmi terrorist në Kosovë, Bosnja kërkon hetim për akuzat se armët u morën në Tuzla



Bosnja e Hercegovina ka kërkuar ndihmën e Interpolit për të kuptuar nëse armët që janë përdorur në sulmin e 24 shtatorin në Banjskë të Zveçanit, janë siguruar apo jo në Tuzla.

Vahidin Munjiç, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë në Bosnje ka deklaruar se po punojnë intensivisht për të verifikuar pretendimet e prokurorisë serbe.

“Ne e kemi marrë informacionin dy ditë më parë, përmes mediave. Ne i kemi kërkuar INTERPOL-it që të na ofrojë informacione nga të gjitha agjencitë tjera, si nga Zyra e Prokurorit të Serbisë. Ne ende jemi në pritje se nuk mund të flasim më shumë”, tha drejtori i policisë në Bosnje e Hercegovinë, Vahidin Munjiç.

Përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç. Më 3 tetor, ky i fundit është marrë në pyetje nga Prokuroria e Lartë Publike e Beogradit.

Pas marrjes në pyetje prokuroria pretendoi se Radoiçiç i ka siguruar armët dhe pajisjet shpërthyes” nga Tuzla, prej janarit të këtij viti deri më 24 shtator.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, më 4 tetor, deklaroi se Serbia do t’i hetojë të gjitha rrethanat, në të cilat ndodhi sulmi ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *