• |
ide | kryesore

Benzema e lidhja me terrorizmin: “Hiqini Topin e Artë e kombësinë”

-Instant, Sport
Benzema



“Z. Karim Benzema ka lidhje të njohura, siç e dimë të gjithë, me Vëllazërinë Muslimane”. Kjo është deklarata e bujshme e bërë nga Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin. Pati shumë reagime në lidhje me këtë. Disa politikanë francezë kanë dashur të mbajnë një qëndrim publik. Mes tyre është Valérie Boyer, senatore me origjinë nga Bruges, e cila kërkoi që ish-sulmuesit të Real Madrid t’i hiqet Topi i Artë dhe t’i anulohej kombësia. Kaosi u ngrit pasi sulmuesi ekspert tregoi solidaritet me popullin e Gazës, që po lufton me Izraelin në konfliktin që u ngrit pas veprimit të Hamasit. Pikërisht kjo e fundit konsiderohet nga shumica si një organizatë fondamentaliste dhe terroriste, njësoj si Vëllazëria Muslimane, e cilësuar zyrtarisht kështu në Francë.

REAGIMI I SENATORES BOYER

“Të gjitha lutjet tona shkojnë për banorët e Gazës, përsëri viktima të këtyre bombardimeve të padrejta që nuk kursejnë as gratë dhe as fëmijët”, shkruajti në postim Benzema, aktualisht te Al-Ittihad, në Arabinë Saudite. Përgjigja e senatores Valérie Boyer ishte pothuajse e menjëhershme dhe ishte e ashpër në deklaratën e lëshuar për shtyp: “Në një postim në Twitter, futbollisti Karim Benzema u dërgoi lutjet e tij banorëve të Gazës të dielën, 15 tetor 2023 – lexohet aty -. Kujtojmë që Karim Benzema u shit te klubi Al-Ittihad në Arabinë Saudite qershorin e kaluar dhe gjithashtu përfiton nga shtetësia e dyfishtë: franceze dhe algjeriane.

Për më tepër, Ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin, deklaroi të mërkurën më 18 tetor se Karim Benzema është “i lidhur me Vëllazërinë Muslimane”. […] Nëse fjalët e ministrit të Brendshëm janë të vërteta, duhet të merren parasysh sanksione ndaj Karim Benzema. Një sanksion, fillimisht simbolik, do të ishte heqja e Topit të Artë. Së fundi, ne duhet të kërkojmë që ai të humbasë kombësinë. Ne nuk mund të pranojmë që një shtetas francez i njohur ndërkombëtarisht mund të çnderojë dhe madje të tradhtojë vendin tonë në këtë mënyrë”.


1 Comment

  1. SPORTI I KARIT SIKUR NUK KA LIDHJE ME POLITIKEN

    APO VARI KARIN JU QIFHSA ROPT

    BENZEMASE TI RRUAJNE KARIN SE KOMBESIA NUK HYN NE IDENTITETIN DHE PERSONALITEIN E NJERIUT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *