• |
ide | kryesore

“Heq dorë nga kontrata 2 vjeçare”: Di Biaggio largohet nga Dinamo i zhgënjyer pas humbjes me Teutën

-Instant, F1, Sport
Biaggio



“Unë kam shumë besim te këta djem por në jetën time kam qenë gjithmonë një person korrekt, i sinqertë e i ndershëm. Ndaj për këtë arsye do të jap dorëheqjen”. Luigi Di Biaggio nuk është më trajneri i Dinamos me efekt të menjëhershëm. Tekniku italian ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme: “E bëj në respekt të një klubi të rëndësishëm, me një histori të rëndësishme si të Dinamos. Nuk ia dola të transmetoj atë që desha për këta djem që kanë dhënë gjithçka në çdo stërvitje, por në ndeshje mund të bëhej padyshim më mirë. Ndaj jam këtu për të falënderuar klubin për mundësinë që më ka dhënë. Ka objektiva të rëndësishme dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për ta ngritur lart” tha Di Biaggio.

Tekniku, ish-U21 i Italisë, vazhdoi: “Meqë jam person që vlerat e rëndësishme i kam bazën e parimeve të mia në karrierë, e mbyll kontratën dyvjeçare sepse nuk e ndjej veten mirë, në situatën ku bëhem peshë për një klub shumë të rëndësishëm. Mendoj se në jetë vlerat, respekti dhe të kesh vlerësim maksimal për situatat si e tashmja, vlejnë më shumë se një ndeshje” tha trajneri italian.

MARTINI: FINAL FOUR NUK ËSHTË PRIORITET

“Nuk jemi nga ato ekipe që kemi pretendim kryesor të kapim katërshen. Deri në janar duhet të mbledhim sa më shumë pikë. Do jemi pretendetë si skuadrat e tjera”. Edi Martini mund të marrë frymë lehtësisht pas një fitore në një ndeshje që dukej e humbur. Sigurisht pas dy golave të Dinamos erdhi rikthimi i Teutës, me përmbysjen në minutën e fundit shtesë. Ajo që Martini nuk kapërcen dot, është pësimi lehtësisht i golave: “Është një moment që duhet ta rregullojmë me patjetër. Pasi Dinamo shënoi golin e parë, lojtarët luajtën mirë, por pësimi i golit të dytë erdhi nga një gabim në rreshtim. Në atë ardhmen këto gabime duhet t’i rregullojmë. Do kohë ambientimi edhe ndryshimi i skemës. Fitorja mbyll shumë vrima”.

Suksesi me përmbysje ndaj Dinamos, në Elbasan, sidoqoftë ka forcuar bindjen se Teuta mund ta luajë ndeshjen me këdo: “Besoj se e kemi bërë. E kemi treguar edhe me Egnatian. Çdo ekip në Superiore mund ta bëjë diçka të tillë. Jemi të gjithë njëlloj. Janë 3-4 ekipe që kanë më shumë kualitete në Superiore. Por jemi të gatshëm të përballemi me çdo skuadër”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *