• |
ide | kryesore

Pas Hamasit, kërcënon Hezbollahu/ A rrezikon një tjetër luftë Izraeli

Arkiva, F1, Lajme, Planet, Të fundit
Hezbollahu



Udhëheqësi i grupit militant Hezbollah, Sayyed Hassan Nasrallah paralajmëroi këtë të premte se zgjerimi i konfliktit në Lindje të Mesme është një mundësi reale. Në fjalimin e tij të parë publik që nga fillimi të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, ai tha se përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit mes Hezbollahut dhe Izraelit, varet nga ajo që do të ndodhë në Rripin e Gazës. Ai fajësoi Shtetet e Bashkuara për luftën në Gazë dhe numrin e lartë të viktimave civile dhe tha se ulja e tensioneve atje është qenësore për parandalimin e një lufte rajonale. Hezbollahu, organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara, mbështetet nga Irani.

Që kur ka filluar lufta e Izraelit ndaj Hamasit, Hezbollahu ka përshkallëzuar sulmet ndaj forcave izraelite, duke detyruar Izraelin të mbajë forca në veri, në kufi me Libanin, dhe të mos i dërgojë ato në jug, në Rripin e Gazës. Shtëpia e Bardhë tha sot se Hezbollahu nuk duhet të shfrytëzojë konfliktin në Izrael. “Shtetet e Bashkuara nuk duan që konflikti të zgjerohet në Liban,” tha një zëdhënës.

Çfarë është Hezbollahu dhe ku është Libani?

Hezbollahu është një organizatë myslimane shiite e cila ka ndikim politik dhe kontrollon forcën më të fuqishme të armatosur në Liban. Ajo u krijua në fillim të viteve 1980 nga fuqia më dominuese shiite në rajon, Irani, për t’iu kundërvënë Izraelit. Në atë kohë, forcat izraelite kishin pushtuar Libanin jugor, gjatë luftës civile të vendit. Hezbollahu ka marrë pjesë në zgjedhjet kombëtare që nga viti 1992 dhe është bërë një prani kryesore politike.

Krahu i saj i armatosur ka kryer sulme vdekjeprurëse ndaj forcave izraelite dhe amerikane në Liban. Kur Izraeli u tërhoq nga Libani në vitin 2000, Hezbollahu mori meritat për largimin e tyre. Që atëherë, Hezbollahu ka mbajtur mijëra luftëtarë dhe një arsenal të madh raketash në Libanin jugor. Ai vazhdon të kundërshtojë praninë e Izraelit në zonat e diskutueshme kufitare.

Map of Israel and Lebanon

Ajo është cilësuar si organizatë terroriste nga shtetet perëndimore, Izraeli, vendet arabe të Gjirit dhe Liga Arabe. Në vitin 2006, shpërtheu një luftë e plotë midis Hezbollahut dhe Izraelit, e shkaktuar kur Hezbollahu kreu një bastisje vdekjeprurëse ndërkufitare. Trupat izraelite pushtuan Libanin jugor në përpjekje për të eliminuar kërcënimin nga Hezbollahu. Megjithatë, ai mbijetoi dhe që atëherë ka rritur numrin e tij të luftëtarëve dhe ka marrë armë të reja dhe më të mira.

Kush është lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah?

Sheikh Hassan Nasrallah është një klerik shiit që ka udhëhequr Hezbollahun që nga viti 1992. Ai luajti një rol kyç në shndërrimin e saj në një forcë politike, por edhe ushtarake. Ai ka lidhje të ngushta me Iranin dhe liderin e tij suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

nasrallah speech

Këto lidhje datojnë që nga viti 1981, kur udhëheqësi i parë suprem i Iranit, Ayatollah Ruhollah Khomeini, e emëroi atë përfaqësuesin e tij personal në Liban. Nasrallah nuk është shfaqur në publik prej vitesh, me sa duket nga frika se mos vritet nga Izraeli. Megjithatë, ai nderohet nga Hezbollahu dhe mban fjalime televizive çdo javë.

Sa të fuqishme janë forcat e Hezbollahut?

Hezbollahu është një nga forcat ushtarake joshtetërore më të armatosura në botë. Ai financohet dhe pajiset nga Irani. Sheikh Hassan Nasrallah ka pohuar se ka 100 mijë luftëtarë, megjithëse vlerësime të pavarura flasin midis 20 mijë dhe 50 mijë. Shumë prej tyre janë të stërvitur mirë dhe luftojnë fort dhe kanë luftuar në luftën civile siriane. Organizata ka rreth 130 mijë raketa sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. Pjesa më e madhe e arsenalit të saj përbëhet nga raketa të vogla artilerie të tokë-tokë. Por gjithashtu mendohet se ka edhe raketa kundërajrore si dhe kundër anijeve, si dhe raketa të drejtuara të afta për të goditur thellë brenda Izraelit. Kjo organizatë është shumë më e sofistikuar se Hamasi dhe më e pajisur me mjete në dispozicion.

A mund të hyjë Hezbollahu në luftë me Izraelin?

Që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, Hezbollahu ka sulmuar pozicionet ushtarake në Izraelin verior. Ai ka lëshuar raketa ndaj pozicioneve izraelite, ka hedhur raketa antitank në automjete të blinduara dhe ka sulmuar objektivat ushtarake me dronë shpërthyes. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) janë kundërpërgjigjur, duke përdorur sulme ajrore, zjarr tankesh dhe artilerie kundër pozicioneve të Hezbollahut në Liban.

Map showing missile and air strikes across Israel and Lebanon

Ushtarë izraelitë, por edhe luftëtarë të Hezbollahut janë vrarë. Izraeli ka evakuuar mijëra civilë nga zona. Zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari tha se forcat e tij ishin në “gadishmëri shumë të lartë” përgjatë kufirit verior të Izraelit. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka premtuar një përgjigje të përmasave “të paimagjinueshme” nëse Hezbollahu hap një front të dytë në konflikt. ©Marrë nga VOA dhe BBC, LAPSI.al


7 Comments

  1. Hane mut kot! Sa here kane bere lufte me Izraelin kane ikur me bisht nder shale, .kane humbur edhte toke derrat, por nuk zejne mend derrat!

  2. SI NEPER TYM POR E VERTETA DO DAL NE DRIT SEPSE E VERTETA FLET VET SKA NEVOJ PER FAKTE thotë:

    NUK DUHET TE DISKUTOJM BETEJA GJAKDERDHJE ARMIQ DHE KUNDERSHTAR CESHTJA ESHTE THELBI KUSH JAN SHKAKTARET QE NGRIHEN KETE GRUPE TE ORGANIZUARA NJERZORE PER ATE QE PRETENDOHET SI TERRORIST .NGA SE ESHTE VETMBROJTJE JAN TE LINDUR QE DUHET TI LUFTOJM TE GJITH LUFTOJN PER MITE CFAR I DETYRON KETO NJEREZ TE BEJNE JET USHTARAKE ME PERFUNDIM TRAGJEDI FERRI .UN MENDOJ QE KA NJE SHKAK QE SI HAMASIN SI HEZBULLAHIN .DICKA I NXIT TE VEPROJN HITORIJA KOHA ZHVILLIMET E KALUARA DHE TASHME PACMANGESHEM DO TI SQAROJ DUKE MPOSHTUR KESHTU MENDIMET TENDENCAT E KUNDERSHTAREVE TE TYRE SEPSE ASGJE NUK ZHVILLOHET KOT PA NJE KUPTIMQELLIM PLAN

    1. Po po, ka nje shkak, si ne Banjske. Edhe paramilitaret qe u futen ne Kosove e kane nje shkak, qe natyrisht eshte fakti qe ne Kosove ka shqiptare. Kjo eshte e paduruesheme per serbet, prandaj terrori eshte i justifikuar. Njelloj si shqiptaret ne Kosove, hebrenjte aty jane para arabeve, ka dhe nje liber 2500 vjecar qe flet per kete gje. Mbase ke degjuar te flitet per te, por dukshem nuk e ke lexuar: titullohet Bibla.

      1. Kane qene para 2000 – 2500 vjetesh thote Bibla. Po keto 2500 vjetet e fundit kukane qene? Do ti kthejme gjithe kufinjte sic kane qene para 2500 vjetesh? E para Amerika nuk duhet te jete me ne harte, te gjithe te tjeret me pas.
        Po perpara 2500 vjeteve, ku kane qene keta Izraelitet, cfare thote Bibla? Apo nuk e ke lexuar qe nga fillimi.

        1. Po, eshte e vertete qe jane perzene sistematikisht nga Izraeli, duke filluar me romaket, per te vijuar me arabet, por qe ta kesh ti te qarte, nuk ka moment ne histori (jo ne para histori, qe natyrisht as ti nuk e njeh) qe te mos kete pasur hebrej ne Izrael. Megjithese per shkak te perzenies, jane shperndare ne te katerta anet. Apo mos mendon qe kane zbritur nga qielli? A mendon ti qe cdo popull ka te drejte te kete nje shtet? Apo kjo vlen per te gjithe, pervec hebrenjve? Ne kete rast, ti je thjeshte nje antisemit. Nuk je i vecante. Ka shume te tille.

  3. Rrezikon një luftë tjetër??? O Lapsin po Izraeli gjithmonë në luftë la qenë më të gjithë fqinjët arabë rrotull. Rrezikon?? Aspak se kur ka qenë më pak e fortë o pa mjetet moderne të tanishme ka fituar duke marrë dhe territore të tjera. Izraeli është tërë kohës në luftë dhe për atë kjo gjendje është një normalitet.

  4. Bibla qe ti i referohesh, thote se ishin ne Egjipt. Aty dikush pa nje ender sikur Zoti i premtoi nje toke dhe ata u larguan nga Egjipti dhe pas 40 vjetesh mberiten ne kete token e premtuar ku luftera pas lufterash, sic thote Bibla krijuan shtetin e tyre.
    Per dijenine tende, Bibla eshte shkruar rreth viteve 300-340 pas Krishtit, me porosi te Kostandinit te madh. Ajo nuk eshte nje liber i shenjte i Izraelit por i Kristianeve.
    Libri i shenjte i tyre quhet Torah. Nuk besoj se e ke lexuar, pasi edhe sot shume vellime te tij mbahen sekret.
    Me qe ti njeh historine, sipas VOA dhe CNN, me trego nje dokument ku romaket i paskan debuar keta nga shteti i tyre.
    Ne se une qenkam amtisemit, ti je nje Zionist ose vegel trushpelare e mediave.
    Po ne Egjipt, kush i dergoi keta?
    Historia e tyre tregon se ata gjithnje i jane ngjitur te fuqishmeve dhe jane munduar me cdo menyre ti shfrytezojne e manipulojne.
    Deri ne vitin 48 ai vend quhej Palestine. Ishte kolpni e anglezeve dhe iu ishte mare si demshperblom lufte Perandorise Osmane.
    Ne planet per tu dhene nje toke per KRIJIMIN e shtetit te Izraelit, pas luftes se dyte boterore, kane qene disa territore, midis te cilave edhe Shqiperia,
    Do ishe i lumtur ti sikur kolonialistet Britanike, ish kolonia e tyre SHBA, dhe Rusia komuniste te kishin rene dakord ti sillnin ne trojet e te pareve tane?
    Lexo librat e historise, ajo nuk mesohet nga lajmet e masmediave qe jane thjesht propagande e pronarit te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *