• |
ide | kryesore

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari shkon në SPAK

Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është paraqitur sot në SPAK i shoqëruar nga avokati i tij, Theodhori Sollaku.

Një ditë më parë Komsioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të mos i heqë mandatin Kreshnik Hajdarit, i cili nuk kishte dekluar në formular një dënim nga gjykata e Janinës për kalimin e paligjshëm të kufirit në Greqi, kur ishte i mitur.

Drejtësia greke i përcolli pak ditë më parë ministrisë sonë të Drejtësisë një vendim që faktonte se kryebashkiakut i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është dënuar nga gjykata e Janinës, ndërkohë që në formularin e vetëdeklarimit ka thënë se nuk është i dënuar. Gjykata në Janinë e ka gjetur fajtor Hajdarin për hyrje në territorin grek në mënyrë të paligjshme dhe e ka dënuar në 23 qershor të vitit 1999 me “masë riedukuese të qortimit”, pasi në atë vit kryebashkiaku ka qenë vetëm 17 vjeç.

 


5 Comments

  1. Duhen viktima keta si ky qe te shpetoje Rama, Agaci, Beqaj, Gjiknuri, Manastirliu, Balluku, Veliaj, etj. Ky eshte aq idiot sa nuk e kupton qe do behet kurban! Hajt ne t s m s

  2. Spaku nuk besoj se e thirrur për problemin e mandatit. Do ketë bërë ndonjë gjë tjetër dhe më të rëndë. Dhe nuk është rastësi që ka dhe avokatin me vete.

    1. Vari lesht dhe po u denua nuk ka rendesi se eshte qytetari i pare i Kucoves dhe po nuk je i denuar nuk mund te besh ate pune ne kete situat qe ndodhet vendi🤣🤣😜

  3. Shoh dy bura te mire, jo me kot i quajta bura, sepse nuk jane Burra. I pari qe eshte vene nen hetim duhet te jape llogari per “A-ne” e mandatit qe perfaqeson, pra nuk eshte i zgjedhur por eshte nje zar i zakonshem. Kryesor ieshte mbrojtesi i tij, shoku ish hetues e ish prokuror sallata e perzier alias “sallaku”, pa moral, pa shtylle kurrizore, pa dinjitet qe duhet te ishte prapa hekurave me kohe dhe sot ben mbrojtesin… e kujt… te nje funderrine si puna e tij.
    Kur i lene ushunjezat, vemjet dhe kermat te livadhisin keshtu eshte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *