• |
ide | kryesore

Makina përplas biçikletën, humb jetën 50-vjeçari në Shkozet

Lajme, Të fundit
Vdes, Aksident i rëndë në Bulqizë, tre të plagosur



Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë në Unazën e Shkozetit në Durrës.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në unazën e Shkozetit, automjeti që drejtonte shtetasi A. G., 32 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit që humbi jetën”, njofton policia.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *