• |
ide | kryesore

BIRN: Prokuroria i lidh duart gjykatës për masën shtrënguese ndaj Ilir Beqajt

Arkiva, Të fundit

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të hënën më 20 nëntor që pas thirrjes së ish-ministrit të Shëndetësië, Ilir Beqaj për t’u pyetur lidhur me akuzën “shpërdorim i detyrës” të ngritur nga SPAK për procedurën e sterilizimit, që të lërë në fuqi masat shtrënguese të vendosura ndaj tij, paraqitje në policinë gjyqësore dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.


Gjyqtari i seancës së caktimit të masës së sigurimit personal ndaj Beqajt, Erjon Bani shpalli vendimin e shkurtuar kur sqaroi se Beqaj kishte përfituar nga e drejta për të mos dhënë deklarime në seancën e marrjes në pyetje. Ai u shpreh se në këto kushte, gjykata ka vendosur të vijojë masat e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Beqajt, pasi bazuar në nenin 244 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata nuk mund të caktojë një masë sigurimi më të rëndë nga ajo e kërkuar nga prokurori.



Pas përfundimit të seancës, Beqaj deklaroi për mediet se kishte vendosur të mos e ankimonte vendimmarrjen e gjykatës për masat shtrënguese të vendosura ndaj tij, duke vërejtur se ishte në dispozicion të hetimit. Ndërkohë, ai u shpreh në mbrojtje të procedurës së koncesionit për të cilën është nën hetim, duke pretenduar se kishte sjellë modernizim të kushteve për ndërhyrjet kirurgjkale.

Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterizilimit, pas arrestimit në gusht të këtij viti të zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj.

Hetimet 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t’u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij. Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.

Hetimet e SPAK për këtë çështje deri në prill të vitit 2022 nuk kishin avancuar përtej fazës paraprake, duke sjellë dhe parashkrimin e veprës penale“shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, që për rrjedhojë solli shmangien nga përgjegjësia penale të personave përgjegjës.

Në kërkesën për caktim të masës së sigurimit personal që SPAK dërgoi në gjykatë ndaj të hetuarve për këtë çështje, emri i Beqajt mungoi, por gjyqtari Erjon Bani vlerësoi se shkeljet e akteve ligjore ngriheshin në nivelin e përgjegjësisë penale për ish-ministrin. Bani vlerësoi gjithashtu se hetimet ishin të paplota dhe e orientoi Prokurorinë drejt hetimit të çështjes edhe për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Pas vendimit të gjykatës, SPAK deklaroi se hetimet për Beqjen ishin në proces.

Gjatë një komunikimi të drejtëpërdrejtë gjatë kohës kur gjykata ishte tërhequr për vendim, dy prokuororët e çështjes, Edvin Kondili dhe Ened Nakuçi i thanë BIRN se prej muajit gusht ishin kryer shumë veprime hetimore prej nga ishte bërë e mundur që Beqaj të regjistrohej si person nën hetim për “shpërdorim detyre”, por pa dhënë detaje lidhur me këto veprime.

Ilir Beqaj u zgjodh ministër i Shëndetësisë në kabinetin e parë të kryeministrit Edi Rama dhe gjatë drejtimit të tij në vitet 2013-2017, u firmosën tre kontrata koncesionare prej dhjetra milionë eurosh për shërbime të sistemit shëndetësor.

Prej vitit 2021, Beqaj drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, post nga u dorëhoq të shtunën. Në tetor të këtij viti ai u bë gjithashtu pjesë e grupit negociator për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian./BIRN



8 Comments

  1. Rama ja kishte lene dardhat ti ruante ne “mirebesim” Ilir Beqes.

    Ilir Beqja ja kishte lene dardhart e Rames ne “mirebesim” ti ruante Klodian Rrjepaj

    Klodian Rrjepaj ja kishte lene dardhat ne “mirebesim” ti ruante Ilir Rrapaj

    Ilir Rrapaj jo vetem qe kishte ngrene dardhat ne “mirebesim” por kerkonte te tjera.

    Tani c”faj ka Rama se Ilir Beqja i ka besuar dardhat Klodian Rrjepaj dhe Klodian Rrjepaj

    i ka besuar dardhat Ilir Rrapaj dhe Ilir Rrapaj jo vetem ka keqshfrytezuar besimin e Rames

    ndaj Ilir Beqaj dhe besimin e Ilir Beqaj ndaj Klodian Rrrjepaj dhe besimin e Klodian Rrjepaj

    ndaj Ilir Rrapaj duke ngrene te gjitha dardhat por ka kerkuar edhe te tjera derisa u be muti

    mullar dhe filloi ti vinte era gjithandej ? Rama e beqaj jane krejtesisht te paster, po te paster

    ama kristal fare.

  2. DASH dhe ambasada amerikane Tirane duhet te shqetesohen qe dy prokuroret e Spakut jane bere pale me mafien.
    Dollaret e popullit amerikane dhene per drejtesine jane shperdoruar

    1. Jo o plak, kete lloj drejtesie deshen amerikanet. Plasi Kimetja e peshkatari Lu me gjithe sorrosistat e Fondacionit deri sa e instaluan.
      Tani therisni “rrofte demokracia usa”

  3. Sa Shqiptare ka vdekur nga Investimet e munguara ne Shendetesi nga keta mamuthe.

    Checkupi dhe Sterilizimi jane para Qyl, qe iu eshte dhene disa Kompanive qe ofrojne vetem GRABITJE NE SHENDETESI.

  4. Mos dyshoni te Beqja, ky hyn te te gjatet qe gjenetikisht nuk vjedhin. E ka vene steken I madhi, ahmeti, Tahiti e ca Jane nen 175 cm do ta hane, gjiknurin ta shohim, eshte midis,

  5. Pasi hodhën dhe disa flakadanë që i nxirrnin nga tualetet e grave deputete, u larguan pasi dhe seanca mbaroi. Me sa duket Garda është akoma liberale, dhe nuk i detyron dot gratë tona deputete t’i fshehin mjetet luftarake aty ku i fshihnin ato deputet gra të Albin Kurtit në Kosovë. Akoma nuk kanë mbërritur tek sakrifica ekstreme për Berishën. Kanë kohë, mund të vijë dita.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *