• |
ide | kryesore

Osmani me kreun e NATO-s: Duhet të merren masa ndaj Serbisë, në të kundërt do të inkurajohet për një tjetër sulm në Kosovë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë thirrje që te merren masa ndëshkuese ndaj Serbisë, teksa solli në vëmendje sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, ku u vra efektivi i policisë, Afrim Bunjaku. Në konferencën e përbashkët me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, ajo tha se mos dënimi i Serbisë për sulmet e mëparshme solli ngjarjet në Veri.


“Duhet të adresohet përgjegjësia e Serbisë më 29 maj dhe 24 shtator. Në vend se të ekstradojë terroristët vazhdon t’i mbështesë ata. Pata paralajmëruar se nëse sulmuesit e trupave në maj që udhëhiqeshin nga bandat kriminale do përfundonin pa dënuar do t’i inkurajonte të përsërisnin sulmet në shkallë më të madhe. Janë po të njëjtit njerëz që sulmuan NATO-n, e që sulmuan policinë e Kosovës më 24 shtator”, tha ajo.





1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *