• |
ide | kryesore

Shqipëria për herë të dytë në Europian, trajneri Sylvinho: Futemi si të parët në grup. Po jetojmë një ëndërr”

F1, Sport
Sylvinho

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka deklaruar se ekipi kishte shfaqur vështirësi të mëdha në ndeshjen e sotme për shkak të ndryshimeve të shumta që ishin bërë në rreshtimin e kuqezinjve.


“Kjo është një skuadër e vështirë, ata janë guximtarë që japin gjithçka në fushë. Nuk është e thjeshtë, në dy ndeshjet e fundit të Ishujve Faroe në transfertë, ndeshjet janë zgjidhur me vështirësi. Për fat kemi ardhur të kualifikuar se kemi luajtur ndaj një ekipi të vështirë.



Problemi është gjithmonë ai që kemi pak kohë për të punuar, e nis një ndeshje me një koncept ndryshe, pastaj lëvizjet ndryshojnë, krahët lëvizin, mesfusha nuk ishte me tre por me dy. Të gjitha në një ndeshje, është e vështirë. Në fund mund të hidhnim dy sulmues, menduam diçka ndryshe. Por këta kundërshtarë janë kështu. Aq sa Republika Çeke që është shumë e fortë, e zgjidhi me vështirësi në fund”, tha Silvinjo për “SuperSport” pas sfidës.



5 Comments

  1. Kombetarja shqiptare eshte nje ekip i mire, me i miri qe kemi pasur. Kundershtaret qe nuk na moren seriozisht i mposhtem, kundershtaret qe na moren seriozisht na krijuan shume veshtersi. Kete kombetare tani kundershtaret tane do ta marin seriozisht. Trejneri ti pergatise lojtaret dhe skemat e lojes ne kete mantalitet te ri qe kane te tjeret per ekipin tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *