Më shumë se gjysma e shqiptarëve (55.3%) e konsideronin veten subjektivisht të varfër, sipas një publikimi të Eurostat për vitin 2022, por që të dhënat e Shqipërisë janë deri në vitin 2021.
Në këtë renditje, shqiptarët ndihen të dytët më të varfrit e Europë, me mbi dy herë më shumë se mesatarja e BE-së (24.8%). Vendin e parë e mbajnë grekët, 68% e të cilëve kanë deklaruar se ndihen subjektivisht të varfër.
Treguesit subjektiv të varfërisë bazohen në rezultatet nga statistikat e Bashkimit Europian (BE) mbi të ardhurat dhe kushtet e jetesës (EU-SILC), një mbledhje e të dhënave që kryhet në të gjithë Shtetet Anëtare të BE-së, si dhe në shumicën e vendeve kandidatëve. Treguesit përdorin, si bazë, informacionin mbi aftësinë për të përballuar jetesën.
Nga vendet e rajonit më pak të varfër ndihen serbët me 44% që e perceptojnë se janë të varfër, po për vitin 2021, Maqedonia e Veriut me 47.2%, Kosova 47.3 (për vitin 2019), Mali i Zi me 50.1%.
Sipas gjinisë, 54.7% e meshkujve shqiptarë e konsiderojnë veten të varfër, përkundrejt 55.6% të femrave. Sipas grup moshave, të moshuarit janë ata që e ndjejnë veten më shumë të varfër në vend. Sipas të dhënave të Eurostat, 58.4% e të moshuarve (mbi 65 vjeç) e konsideronin veten subjektivisht të varfër.
E lartë është dhe përqindja e fëmijëve deri në 18% vjeç që e mendojnë njëlloj, me 58.1%, nga 43% që është psh në Serbi. Kjo përqindje ulet në 54.5% për grupmoshën 18-64 vjeç.
Sa më i ulët niveli arsimor, aq më e lartë është varfëria e perceptuar, teksa 66.8% e personave me arsim të ulët e konsiderojnë veten të varfër, nivele të ngjashme këto me vendet e rajonit. Për ata që kanë arsim të mesëm, shifra është 50.9%.
Për personat me arsim të lartë, treguesi përmirësohet dukshëm, një dukuri që konstatohet për të gjitha shtetet, me 28.3% të tyre që e konsideronin veten subjektivisht të varfër. Më mirë në rajon janë të arsimuarit e Serbisë, me 22.2%.
Gjithsesi, në krahasim me mesataren europiane prej 9.2%, të arsimuarit shqiptarë ndihen tre herë më të varfër.
Të arsimuarit shqiptarë (28.4%) ndihen pothuajse njësoj të varfër me shtetasit e Bashkimit Europian me arsim fillor (29.5%).
Varfëria subjektive në Europë
Sipas Eurostat, një në katër persona në BE e konsideronte veten subjektivisht të varfër në vitin 2022. Kjo përqindje ishte më e lartë tek femrat sesa tek meshkujt dhe më e lartë tek popullsia me nivel të ulët arsimor krahasuar me ato me nivel të lartë arsimor.
Në vitin 2022, pjesa e popullsisë së BE-së e cila konsiderohej si subjektivisht e varfër ishte 24,8 %. Pesha u ul lehtësisht me 0,6 pikë përqindjeje (pp) që nga viti 2021 dhe me 5,4 pp që nga viti 2018. Në vitin 2022, pesha ishte 24,3 % për burrat dhe 25,3 % për gratë. Dallimet midis shteteve anëtare të BE-së janë të dukshme.
Në nivel kombëtar, pjesa e popullsisë që konsiderohej subjektivisht e varfër varionte në vitin 2022 nga 5,8 % në 68,4 %. Përqindjet më të ulëta janë vërejtur në Luksemburg (5,8 %), Finlandë (6,2 %) dhe Holandë (6,8 %). Përqindjet më të larta u konstatuan në Bullgari (40,4 %) dhe Greqi (68,4 %).
Në 13 shtete anëtare të BE-së, më shumë se 1 në çdo 5 persona jetonin në varfëri subjektive. Përqindja e varfërisë subjektive për gratë ishte më e lartë se për burrat në të gjitha Shtetet
Anëtare të BE-së me përjashtim të Austrisë, Irlandës dhe Spanjës. Në këto tre vende, vlerat ishin pothuajse të barabarta ose të barabarta për burrat dhe gratë.
Sipas tre grupmoshave – fëmijët (njerëzit nën 18 vjeç), të rriturit në moshë pune (18 deri në 64 vjeç) dhe popullsia më e vjetër (65 vjeç e lart) – varfëria subjektive në BE në vitin 2022 ishte më e larta tek fëmijët dhe më e ulëta. në mesin e të rriturve në moshë pune.
Në 9 shtete anëtare (Estonia, Lituania, Sllovenia, Polonia, Letonia, Rumania, Kroacia, Bullgaria dhe Greqia) pjesa me vlerën më të lartë ishte tek popullsia e moshuar. Përqindja ishte më e lartë në mesin e të rriturve në moshë pune vetëm në Finlandë (7,2 %) dhe Holandë (7,5 %).
Segmentimi i varfërisë subjektive sipas arsimit është i dukshëm. Në vitin 2022, në BE, pothuajse një e treta (29,5 %) e popullsisë me nivel të ulët arsimor (nivelet ISCED 0-2) konsiderohej subjektivisht e varfër. Shkalla ishte më shumë se 3 herë më e ulët (9.2%) për popullatën me arsim të lartë.
Nga ana tjetër, përqindja e personave me nivel të mesëm arsimor ishte 18,0 % që ishte dy herë më e lartë në krahasim me popullsinë me nivel të lartë arsimor. Në përgjithësi, përqindja u rrit për të tre grupet e arsimit midis 2021 dhe 2022./ Monitor


E perceptojne ?!?! Ju ka bere rama çorap. 400 mij lek eshte rrog shume e mire, komunizmi eshte ne anen e drejte te historise… A ju dhjefsha trut.
Shqiptaret e Shqiperise jane RROTA KARI.
I rren mendja budallenjve se ne perendim haet me luge floriri.
Shkojne ne perendim dhe pastaj bejne si LANGARAQE per nje kembe keci nga “memedheu”
TRUMPETOJN PER SHKALLEN E PERSHTYPJEVE NDERSA HARROJN TE KUPTOJN VLERSOJN VET FJALEN PERSHTYPJE FILOZOFIN E SAJ SHKAQET DHE MUNDESIN E SAJE DHE ORIGJINEN MBI BAZEN E TE CILES ESHTE ZHVILLUAR , MOMENTA LIZHT NJERZIT MENDOJN FLASIN DHE VEPROJM MBI BAZEN E INTERESIT PA KUFI EGOS DHE CFAR ESHTE EGOJA NJERIT NGA NJERZIT TOKEN ME PASURIN E VET PO TI JEPET NUK NGOPET LIND PYETJA PO PER KAQ SA JEMI NUK MJAFTON GJITHSIJA TESTIMI ESHTE REAL ME TREGUES ORIGJINAL HYJNOR TE EGOS PANGOPSHMERIT TE GJITH ANKOHEN POR KJO EGO PA MAS PERBALL NJE KRIJIMI ME MAS ,I SHPIE TE GJITH NE SFIDA PERPLASJE KONKURENC SHKATRRIM ANTIVLER, KU KETE SE DESHIRON ASKUSH ,KETO ZHVILLIME ME KOFICENT EKSTREMIN TE GJITHEVE JU JEPET MUNDESIJA PER TE VLERSUAR PRANUAR DHE ZBATUAR CDO VEPRIM STRATEGJI LIGJ MBI BAZEN E RRISKUT HAKUT PRANIMIT DHE ZHVILLIMIT CILESOJ ,NE PERSHTATJE ME VLERAT ,DHE FUNKSIONIN HYJNOR VETEM KESHTU ASKUSH SKA TE DREJT TE FAJSOJN DIKE PER MUNGESA PERDERI SA SEJCILI KA RRISKUN E VET QE I GARANTOHET NGA ZOTI VET NESE AI ANGAZHOHET ASHTU SI THOT I MADHI ZOT HAK PER GJITHCKA KUSH I NDALON TE GJITH TE MEDITOJN ZHVILLOJN MENDIMIN LUTEN ZOTIT DHE ANGAZHOHEN NE DOBI KURSE KESHTU ANGAZHOHEN NE CDO TE KEQE PASTAJ TE GJITH AKUZOJN NJERITJETRIN KJO NUK ESHTE ZGJILLJA
POPULL VARI KARIN QE VOTOJNE KELYSHIN ME ZINXHIRE TE SORRROS BYTHQIRIT
SI GAZA KANE ME PERFUNDU
ca pret nga nje popull qe festojne nje ndeshje futbolli sikur kan fituar te drejtat e zezakeve