Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë. Raportohet se një automjet është përplasur me një motor.
Sipas informacioneve, drejtuesi i motorit është dërguar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, ndërkohë që drejtuesi i automjetit është ndaluar për deklarim.