• |
ide | kryesore

Ministri grek pas takimit me Belerin: Hallkat gjyqësore të japin drejtësi

Arkiva, Lajme, Të fundit
Ministri grek pas takimit me Belerin: Hallkat gjyqësore të japin drejtësi

Ministri grek Stavros Papastavrou ka deklaruar se kërkon nga drejtësia shqiptare që të lërë në liri Fredi Belerin. Duke folur për mediat, pas takimit me Belerin në burgun e Durrësit, Papastavrou theksoi se shpreson që nesër më në fund të jepet drejtësi për Belerin.


“Erdha e vizitova kryebashkiakun e Himarës që mbahet në burg këtu e 7 muaj. Fatkeqësisht në Himarë, vendimi i sovranit për votën nuk po zbatohet akoma. Himara është e vetmja bashki në Europë ku kryetari i humbur vazhdon të drejtojë bashkinë dhe kryetarit të zgjedhur po i mohohet e drejta për t’u zgjedhur. Ne i gjendemi pranë Fredi Belerit për një gjyq të drejtë dhe duam që prezumimi i pafajësisë së tij të respektohet nga drejtësia shqiptare. Duhet gjetur një zgjidhje në kuadrin e së drejtës europiane dhe shtetit të së drejtës dhe ëndrrës europiane që të kthehet normaliteti në bashkinë e Himarës”, tha ai.





1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *