• |
ide | kryesore

Nga Varshava në Kishinjev, me festën në Tiranë: rrugëtimi historik për një biletë në Gjermani

-Instant, F1, Sport
Tiranë

Në Moldavi u përmbush misioni kualifikim, në Tiranë pastaj nisi festa. Kundër Ishujve Faroe nuk ishte ndeshja më e bukur, por sigurisht ai në kualifikueset e Euro 2024 ishte rrugëtimi më i bukur: të pamundur që nga debutimi i teknikut Sylvinho në Varshavë. Nga aty, katër fitore e tre barazime me 12 gola të shënuar dhe vetëm 5 të pësuar, me tetë gola në aktiv dhe 15 pikë (sa Çekia), si një kartvizitë për europianin e dytë të historisë.


DEBUTIMI HUMBËS

Gjithcka nisi në 27 mars, me një 1-0 ndaj Polonisë, me golin e Sëiderski, që lëkundi jo pak besimin e tifozëve në stafin e ri teknik dhe pritshmëritë për kuqezinjtë. Edhe pse duhet thënë sinjale të forta skuadra e brazilianit kishte dhënë.



Lexo më tej: Shqipëria për herë të dytë në Europian, trajneri Sylvinho: “Futemi si të parët në grup. Po jetojmë një ëndërr”

SHTATË REZULTATE POZITIVE RADHAZI

Fat ishte se e para në shtëpi, kundër Moldavisë, erdhi pas 3 muajsh, në 17 qershor, kur perlat e Asanit dhe Asllanit në pjesën e dytë shembën murin moldav. Fitorja e parë, që ktheu entuziazmin te tifozët përpara transfertës me Ishujt Faroe tre ditë më pas. Shqipëria nuk gabon kundër skuadrës “jastëk” dhe bari sintetik nuk i pengoi Bajramin, Asllanin e Muçin, të fshinin golin e barazimit provizor të Faero, për një 1-3 që i ngjit kuqezinjtë në vendin e dytë provizor.

Në 7 shtator, transferta e Çekisë do të thoshte shumë për kombëtaren, kundër kryesueses së grupit dhe favoritit numër 1 për kualifikim. Në Pragë, pas golit të Cerny në fillimin e pjesës së dytë, një silurë e Bajramit vulosi barazimin e parë të fushatës. Por kjo pikë nuk do të vlente nëse tre ditë më pas në Arenën kombëtare, në Tiranë,  nuk do të vinte fitorja me Poloninë dhe rrjedhimisht edhe vendi i parë. 2-0 me magjinë e Asanit, që la të shtangur edhe një si Szchesny dhe golin e parë kuqezi të Dakut.

Një muaj më pas, në 12 tetor radhën e pati Çekia: furia kuqezi i mori përpara pretendimet e skuadrës së Sylhavi për të rimarrë kryesimin. Asani zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 9’, duke u ripërsëritur përballë portierit të Juventus. Në pjesën e dytë, dygolëshi i Seferit e ktheu në goleadë dhe rezultatin më të thellë të kombëtares në eliminatore.

OBJEKTIVËT E TEJKALUAR

Nëntori pastaj ishte muaji i festës: misioni u përmbush në Kishinjev aty ku penalltia e Cikalleshit u arrit vetëm 5 minuta nga fundi nga Baboglo. Duhej një pikë për matematikën dhe ajo u arrit në transfertën Moldave, duke e bërë sfidën e fundit kualifikuese në Tiranë të vlefshme vetëm për vendin e parë, edhe atë me një pikë që 0-0 e lejoi Shqipërinë ta mbyllte Grupin E në krye e të shkonte në finalet e një europiani, për herë të dytë në histori.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *