Tension i lartë në Paris para ndeshjes vendimtare në Champions League mes PSG dhe Newcastle. Një pub në qytetin francez, ku po qëndronin tifozët anglezë që mbërritën në qytet një ditë para ndeshjes, u sulmua nga ultrasit parisianë. Tavolina dhe karrige të copëtuara, bomba tymi dhe armë në atë që ishte një sulm i vërtetë. Nuk ka njoftime për viktime, po të lënduarit kanë qenë të shumtë. Nivel i lartë gatishmërie edhe për tifozët e Dortmund në Milano.
Psg fans attacking a pub full of Newcastle fans in Paris tonight! 👊🏴🇨🇵 pic.twitter.com/XHMBLa6EBr
— Football Fights (@footbalIfights) November 27, 2023
SA VLEN KUALIFIKIMI NË 1/8 E CHAMPIONS?
Arritja në fazën e 1/8 të Champions League garanton 9.6 milionë euro, si dhe një kuotë më të madhe të market pool dhe mundësinë për të luajtur një ndeshje tjetër në shtëpi. Kështu, që beteja në Grupin F, ku të gjithë janë të përfshirë – PSG, Milan, Dortmund e Newcastle – është edhe më egër. Ndoshta kjo situatë e një konkurrence të fortë ka bërë që edhe tifozët të jenë të tensionuar, çka u reflektua në përplasjen e dhunshme në Paris.
PSG hooligans🇫🇷 attacking Newcastle🏴 fans in Paris tonight! pic.twitter.com/QU7b3BguT0
— 𝐂𝐚𝐬𝐮𝐚𝐥 𝐔𝐥𝐭𝐫𝐚 𝐎𝐟𝐟𝐢𝐜𝐢𝐚𝐥 (@thecasualultra) November 27, 2023