• |
ide | kryesore

Konfirmohet shkaku i ndarjes nga jeta të Matthew Perry

Paparazzi, Slider


Së fundmi u konfirmua shkaku zyrtar i vdeekjes së Matthew Perry.

Aktori i “Friends” ndërroi jetë nga “efektet akute të ketaminës”, sipas Zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut LA.  Raporti i autopsisë rendit gjithashtu mbytjen, sëmundjen e arterieve koronare dhe buprenorfinën, një opioid, efektet si kushte të tjera që kontribuan në vdeekjen e tij.

Sipas Institutit të Neuroshkencës së Paqësorit, “terapia me ketamine përdoret për të trajtuar depresionin, ankthin, PTSD, shqetësimet në fund të jetës, dhimbjet kronike, problemet me dr0gën / alk00lin dhe më shumë.”

Aktori  i “Fools Rush In” ka qenë i hapur për luftën e tij me varësinë nga dr0ga gjatë viteve, por shoqja  dhe kolegia e tij e “Friends” Jennifer Aniston këmbënguli se ai ishte “i shëndetshëm” në kohën e vdeekjes së tij tronditëse.

“Ai e kishte lënë duhanin. Ai po vinte në formë. Ai ishte i lumtur – kjo është gjithçka që di”, tha Aniston së fundmi për Variety. “Dua që njerëzit të dinë se ai ishte me të vërtetë i shëndetshëm ,” u shpreh ajo  duke shtuar, “Ai me të vërtetë u përball me një situatë të vështirë. Më mungon shumë.”

Matthew u pa për herë të fundit gjashtë ditë para vdeekjes së tij, ndërsa ishte jashtë me një mik në Los Anxhelos. Aktori u fotografua  jashtë spotit të hamburgerëve Apple Pan./Lapsi.al

 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *