• |
ide | kryesore

Hetimi pasuror ndaj Ilir Beqajt, SPAK kontrolle në disa kompani farmaceutike

Arkiva, Lajme, Të fundit
sterilizimit, Beqaj



SPAK ka kryer ditën e sotme kontrolle në disa kompani farmaceutike. Mësohet se ky kontroll vjen në kuadër të hetimit pasuror që po kryhet për ish-ministrin Ilir Beqaj.

Kujtojmë se SPAK e akuzon Beqajn për shpërdorim detyre për koncesionin e sterilizimit, ndaj Prokuroria e Posaçme zyrtarizoi hetimin për ish-ministrin e Shëndetësisë, lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon.

Prokuroria e Posaçme bëri me dije se ish-ministri ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me procedurat e ndjekura për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë euro.

Kështu, sipas hetimeve të zhvilluara deri në këtë fazë, ish-ministri akuzohet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike.


7 Comments

    1. Meqe polulli do te denohet Ed Rama po e sheh si gur shahu qe mund ta heq. Por i duhet nje veper tjeter si kjo qe po kerkojne (i duhet qimja se traun e ka para syve). Duhan ti largohen sterilizimit sepse ajo i ka fijet te lidhura me ate dhe te tjere afer qeverise. Ne kete menyre plotesohet dy kushtet: Merrni Beqajn ne burg por mos nxirrni zbuluar fijet me Edi Ramen e co.

  1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Vazhdon show i duman katnarit një djathtas një majtas!

    Bile edhe me alfabet me 2 “B”

    Beqja edhe me dasht ta mbrosh nuk mbrohet dot se e ka bërë mut me vjedhje, por nuk merret masë
    Berisha edhe pse ka 10 vjet në opozitë nuk po i gjejnë dot një akuzë, merret masë!

  2. Nje nga zinxhiret e farmacive ne Tirane i perket Beqaj. Shume thone “orange” pot thone se mund te jete edhe “net farma”..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *