“E mbyll këtu me Kukësin. Sapo ia komunikova edhe skuadrës në dhomat e zhveshjes. Kam dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës”. Ky është komunikimi i shkurtër që Stavri Nica pati me gazetarë, sipas asaj që raporton “Panorama Sport”. Një dorëheqje e kuptueshme për rezultatet që nuk vijnë, por edhe me natyrën e teknikut. Kontrovers është fakti se klubi e përgënjeshtron: ” Nuk është e vërtetë, profesori (Nica) është pak i mërzitur me mënyrën se si humbëm, nuk finalizuam dhe nuk bëmë atë që përgatitëm gjatë javës. E dinim që Vllaznia do të luante me topa në thellësi. Ai ishte i mërzitur që humbëm. Profesori është me mua në autobus po dola unë në vend të tij” u limitua të thotë asistenti i tij, Oltion Kërnaja.
Lexo më tej: Video/ Gol pas 54″, Gruda i jep fitoren Vllaznisë: Rashiti e dërgon ‘panenkën’ e tij te tifozët
Më pas sulmi mbi Rashitin: “Kush ishte caktuar te penalltia? Rashiti. U çuditëm të gjithë për mënyrën e goditjes se nuk gabon kurrë në stërvitje. Por e dimë që penallti kanë humbur edhe lojtarët e mëdhenj”.
OSMANI: KUKËSI LUAJTI MË MIRË SE NE
“Mendoj se edhe sot luajtëm mirë në mbrojtje, veçanërisht në pjesën e dytë. Mesfushën nuk e kishim aktive dhe ndodhi ajo që ndodhi në pjesën e parë”. Qatip Osmani vlerëson prapavijën, që në fakt në këtë ndeshje me Kukësin e nxorri fitues. Tekniku i kuqebluve nuk ngurroi megjithatë t’i bënte komplimente kundërshtarit. “Kukësi ishte një ekip që e qarkulloi topin më mirë se ne. E kishte më shumë në zotërim. Sa i përket Malës për të qenë në anën e majtë, ishte ideja ime. Nuk e prisha shumë defensivën dhe me zotësinë që ka Mala doja të ishim më të rrezikshëm para”.
Në fund, për merkaton Osmani është optimist: “Po, sigurisht që presim përforcime. Sot dha shenja loja që na duhen. Jemi në bisedime me disa lojtarë. Ne na duhen lojtarë në çdo repart. Në mbrojtje, mesfushë dhe sulm”.