• |
ide | kryesore

Evropa tronditet nga deklaratat e Donald Trump për NATO-n

Arkiva, Kryesore, Lajme
trump nato



Donald Trump, nxiti një fortunë kritikash nga Shtëpia e Bardhë dhe nga zyrtarët e lartë evropianë, pasi deklaroi se ai nuk do t’i mbronte aleatët e NATO-s, nëse ata nuk rrisin buxhetin për mbrojtjen dhe se do ta nxiste Rusinë t’i sulmonte ata.
Trump deklaroi se ai do të inkurajonte Rusinë që t’i bëjë “çfarë të dojë” me një vendi anëtar të NATO-s që nuk i çon shpenzimet për mbrojtjen në 2% të buxhetit. Gjatë një mitingu elektoral, të shtunën, në Carolinën e Jugut ish presidenti amerikan vuri në pikpyetje vetë ekzistencën e Aleancës Atlantike në rast se ai kthehet në krye të shtetit.
Duke evokuar një shkëmbim imagjinar me një kryetar shteti të paidentifikuar evropian, sipas stilit tashmë të mirënjohur kur ai improvizon vetë dialogje të paqena në të cilat bashkëbiseduesit i drejtohen me nderim, ai tha: “Një nga udhëheqësit e një vendi të madh u ngrit dhe më tha: “Zotëri, po qe se ne nuk paguajmë por sulmohemi nga Rusia, a do të na mbroni”?
Trump tregoi edhe përgjigjen e tij: ‘Unë i thashë: “Ju nuk keni paguar, jeni debitor?”
Ai u përgjigj “Po, le ta zëmë se ka ndodhur kështu”.
“Jo une nuk t’ju mbroja. Në fakt, dëgjo: Unë do ta inkurajoja Rusinë të bëjë atë që do ndaj jush. Ju duhet të paguani”.
Kjo deklaratë e fortë vë në pikëpyetje parimin e mbrojtjes kolektive të parashikuar sipas nenit 5 të Aleancës Atlantike, i cili parashikon se “një sulm i armatosur kundër një ose më shumë vendeve anëtare, në Evropë ose në Amerikën e Veriut, do të konsiderohet si një sulm kundër të gjithëve.
Ky artikull është përdorur vetëm një herë, që nga krijimi i NATO-s, për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara pas sulmeve të 11 shtatorit 2001.
Ndonëse Donald Trump i ka një sport të vetin të preferuar deklaratat provokative dhe ndonëse armiqësia e tij ndaj NATO-s, është shprehur me kohë, kjo ishte hera e parë që ai i deklaroi kaq hapur qëllimet e tij kundrejt aleancës të vjetër atlantike.
Komentet e tij marrin një peshë të veçantë sidomos pas pushtimit rus të Ukrainës, në Shkurt 2022. Ato përkojnë edhe me transformimin historik të Partisë Republikane e cila po ndikohet nga fryma izolacioniste e ish presidentit, duke bërë që edhe në kongresin amerikan të mos votohen ndihmat e deritanishme në favor të Ukrainës.

Këto deklarata dhe kjo frymë ka ngjallur një reagim të madh në mbarë perëndimin. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andreë Bates, i pyetur për komentet e Trumpit, ka thënë se “inkurajimi i pushtimit të aleatëve tanë të ngushtë nga regjimet vrasëse, është i tmerrshëm dhe rrezikon sigurinë kombëtare amerikane, stabilitetin global dhe ekonominë në shtëpinë tonë”. “Çdo sugjerim që aleatët nuk do të mbrojnë njëri-tjetrin, dëmton sigurinë e të gjithëve, përfshirë atë të SHBA-së, dhe i rrezikon ushtarët amerikanë dhe ata evropianë”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përmes një deklarate me shkrim. “Çdo sulm ndaj NATO-s do të rezultojë me një përgjigje të përbashkët dhe të fuqishme”, ka shtuar ai
Me ironi u hpreh edhe shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
“Të bëhemi serioz. NATO nuk mund të jetë një aleancë ushtarake a la carte, nuk mund të jetë një aleancë ushtarake që punon sipas tekave të përditshme të presidentit amerikan”, tha Borrell.
“Ose ekziston ose jo”, tha ai, duke shtuar se nuk do të komentojë më “asnjë budallallëk” që do të dalë nga fushata zgjedhore presidenciale amerikane.

Deklaratat e fundit të Trump nuk burojnë nga hiçi. Që nga vjeshta e kaluar, aleatët e tij në Kongres refuzojnë të miratojë të gjitha projektligjet, duke përfshirë ndihmën ushtarake për Ukrainën. Javën e fundit ata negociuan pa sukses një tentativë të tillë duke e kushtëzuar atë me ashpërsimin e ligjeve kundër emigracionit.
Krahu tradicional i Partisë Republikane, i mishëruar në Senat nga senatori i Kentakit, Mitch McConnell, duket gjithnjë e më i paaftë për të siguruar vazhdimësinë e politikës së jashtme amerikane.
Disa zyrtarë të zgjedhur republikanë i minimizuan komentet e ish-presidentit.
“Donald Trump nuk flet si një politikan tradicional, dhe ne të gjithë e dimë këtë”, tha Marco Rubio, senator republikan nga Florida, në një intervistë për CNN, duke shtuar se “kur Trump ishte president, nuk u tërhoq nga NATO: trupat amerikane qëndruan në të gjithë Evropën, njësoj siç janë edhe sot”.
Por ish-bashkëpunëtorë të ngushtë të Trumpit i marrin shumë më seriozisht fjalët e ish-presidentit.
“Kur thotë se dëshiron të largohet nga NATO, siç bëri gjatë mandatit të vet të parë, dhe siç e përsërit vzhimiht që atëherë, njerëzit bëjnë mirë ta besojnë atë”, paralajmëroi John Bolton, i cili ishte këshilltar për sigurinë kombëtare Donald Trump. Bolton shpjegon në librin e tij me kujtime se Trump ishte afër tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga NATO në 2018.
Marco Rubio, i cili është pjesë e Komisionit të Senatit për Sigurinë dhe njëkohësisht dhe i Komisionit të Punëve të Jashtme, ka propoziuar një dispozitë që e pengon presidentin amerikan ta largojë vendin nga NATO, pa pasur dy të tretat e votave të Senatit, ose pa një votim në Kongres. Por pavarësisht nga kjo, neni 5 i Kartës së NATO-s nuk përbën detyrim ligjor, dhe vendimi për të mbrojtur një vend anëtar, nëse ai sulmohet, mbetet në çdo rast përgjegjësi e pushtetit ekzekutiv.

Lapsi.al, burimi Le Figaro, pergatiti T. Çela


26 Comments

  1. europa ska kellqe per lufte , por pretendon qe tia paguaje amerika mbrojtjen , dhe sdo me pagu as minimumin e natos.

    ja do vije noi obama me reset button per rusine (hillary dhe lavror ne zvicer), Si bideja qe i la afganet ne balte.

    ska problem sdoni me pagu leke per tu mborjt , do mendojne demokratet sovjetike te usa per ju europiane dhe do i paguni me shtrenjte me refugjate apo cmimin e larte te gazit dhe naftes

    1. Ja po vjen fitorja e Trampit dhe dridhuni komunistë dhe Europ kurva.
      Trampi në një krah, Putin në krahun tjetër dhe Berisha në mes, kjo është e ardhmja e botës.
      O sot o kurrë

      1. Berisha ne mes. Hahahahah
        Mos tall bolet o njeri.
        Lere berishen ne hall te vet.
        Ku u katandis plaku. Tallet i madhb dhe i vogel me te.

    2. PER POLITIK BERSIT ,MASA ,,,,ESHTE KUFIRI ,REFLEKTIMIT NDERGJALLESOR ,QE IMPONON ,TRANSFORMIMIN E CDO MENDIMI FJALE APO VEPRIMI,QE ISHTE BAZ INTERESI PER PAKICEN ,NE DOMOSDOSHMERI ORJENTIMI PER SHUMICEN ,INTERESI SI FUNKSION ESHTE PERMBYSUR , thotë:

      TREGUESIT E ZHVILLIMIT HYJNOR FUNKSIONI UNIK NDERGJALLESOR PARALAJMRON ,RRENIM INTERESI OSE VETSHKATRRIM SHKALL SHKOLL VET ASGJESIM ,PER GJININ NJERZORE NE CDO KUPTIM ,TE GJIK KEMI KETO DESHIRA, EKZISTENCEN E ZGJILLJEVE PER NEVOJAT NE BURIM ,DHE KETO MUNDESI 1MENDJEN DHE DREJTIMIN PER MENAXHIM TE ENERGJIS POTENCIALE MENDORE TRUPORE EKONOMIKE,SI ESHTE SISTEMI FUNKSIONIT HYJNOR SI MODEL ,HAK DHE UNITET NE GJITHCKA DHE CDO KUPTIM ,DHE SI U ORJENTUA, ENERGJIJA JON ,POTENCIALE ,ME GRUPE INTERESI SIPAS INTERESIT,E CILA SOLLI VETEM PROBLEME SHUMICES ,SHKATRROJ VLERAT UNITETET ZGJILLJET NE BURIM ,SIKUR KAQ SHUM SA SHPENZOHET NE CDO KUPTIM PER SHKATRRIM TE NJERITJETRIT PER TE DALUR SEJCILI I PARI ATE KOHE ATE MENDIM FUQI TE GJITHANESHME TA ,SHPENZONIM PER MIR PERSHTATESHEM ME SISTEMIN FUNKSIONAL NDERGJALLESOR TASHME JOVETEM DO KISHIM ZGJILLUR PROBLEMET,POR DO KISHIM PERSOSUR CILESIN E JETES NE TOK, SOT BEJN THIRRJE QE KUSH SPAGUAN ,DETYRIMET DO INKURAJOJPUSHTIMIN E TYRE NGA RUSI KINEZI APO DIKUSH TJETER, KJO SESHTE ME ALEANC ,PASI NUK KA BAZ BESUSHMERIJE VLERASH ,KY ESHTE ORJENTIM KAOSI VETSHKATRRIMI ,KUNDER VULLNETI KETE SE DON ASKUSH , PASI KJO LLOJ ALEANCE SOLLI BOTEN NE KAOS QE NE PERBERJE PROPOGAND AKTIVITET ,DHE TREGUES ZHVILLIMI ,KET ,SE DESHIRONI AS JU VET ,TU NDOLLIN POR NE SAJE TE FUQIS JUA CUAT TE GJITHEVE TEK SHPIJA KOSTON E ANGAZHIMIT,TANI QE MUNDESIT SJU PERBUSHIN QELLIMET RA INTERESI ,MUNGESA VLERAVE I VEN TE GJITH KUNDER NJERITJETRIT KY ESHTE FAKT, DUKEN TREGUSIT E ZHVILLIMIT ,ALEANCAT AFATGJAT NUK I KRIJOJN INTERESI ME ANTIVLERE POR BINDJA ME VLERA SI DOMOSDOSHMERI NE BURIME MIRESISH SHPIRTI PASTERT NJERZOR, BAMIRSIJA SI MODELE NXITES BESIMI SI QARTESUES DHE ANGAZHIMI SI ORJENTUES RENDIMENTI SI GJALLERUES PERVOJA SI SHTYTES CILESIJE MEDITIMI PASTERT SI MENAXHUES EKUJLIBRI UDHEZIMI SI HAK NJERZIT U BINDEN NGA VEPRAT DHE DOLEN TEK VLERSIMI FJALEVE HYJNORE PER GJITHCKA

  2. AMERIKA e sotme e presidentit me demence dhe kokrres te karit Tramp.
    Edhe do te marrim mend nga keto KOQET
    qe i’u asht rrafshu TRURI.

  3. Evropa duhet tronditet me shume nga deklaratat e Stoltenberg qe u thote popujve te Europes

    qe te pergatiten per nje lufte 10 vjecare me Rusine. Cfare do pregatitin popujt e Europes, vec

    arkivoleve per djemte e tyre, dhe rrenimit te qyteteve e fshatrave te tyre. Dhe e gjitha kjo per tu pasuruar

    kartelet e prodhimit te armeve. Pas 10 vitesh lufte me Rusine ne kushtet e perdorimit te

    teknologjise se sotme Europa e pas luftes do ishte me keq se Rripi i Gazes sot, nje germadhe

    gjigande. Eshte e cuditsme se si popujt e qyteteruar te Europes kane pranuar dhe pranojne

    ti terheqin drejt kasaphanes nga kodoshet e politikes dhe te industrise se armeve., eshte e

    cuditshme qe pranojne te kafafyten mes njeri tjetrit ne nje lufte shfarosese per interesat

    e nje grupi te vogel te politikes, te bankave dhe te indusstrise se prodhimit te armeve.

    1. Europa kurseu 40 trilion dollare nga renia e rrezikut te bllokut komunist. Epo kjo smund te vazhdoje perjetesisht. Trump iu tha kete mandati e pare po nuk e degjuat. Ja ku jemi. Europa ushtarakisht eshte plotesisht irrilevante. Pse? Na ruan Amerika. Kjo duhet te ndryshoje. Nese sdo lufte pergatitu per te.

    2. Këto janë teori komuniste kundër kapitalizmit që i kemi mësuar para vitit 1990.

      Që në Luftën e Parë dhe dytë Botërore, pas saj e deri sot ka qenë Rusia ajo që nëpërmjet luftrave pushtuese krijoi perandorinë më të madhe në botë prej 22 milion km katror, ndërkohë që perandoritë dhe shtetet koloniale shpërbëheshin apo largoheshin nga kolonitë e tyre, e ishte pikërisht Rusia që dënonte luftrat e të tjerëve kur vetë përgatitej për luftë, dhe ndërhyri në vietnam, Kore, Afrikë, Hungari, Çekosllovaki e në fund në Ukrahinë, por akuzon edhe sot e ju mbush mendjen edhe injorantëve se luftrat i bën Perëndimi demokratik.

  4. Te gjitha me duken pallavra!
    Nuk ka sens te investosh ne ushtri pa pasur arme berthamore dhe rraketa balistike me rreze te gjate.
    Me ca po duken gjerat, cdo Shtet duhet te investoje intensivisht ne keto dy gjera, ne te kundrert rrezikon te pushtohet dhe aneksohet!

  5. AMERIKA sot ka gjysmen e njerezimit(jo Botes) ARMIQ.
    Edhe keto pordhet e karit Tramp I shtojne edhe NJERZIMIN EUROPIAN……
    Por ky Trapi nuk duhet marre seriozisht,se asht si pune fodulli.I ngjan shume atij qe e quajti turp i njerzimit para disa vitesh,Edvin Bilalit.

  6. E verteta eshte se kurre Rusia nuk e ka sulmuar Perendimin. Pas mposhtjes se Hordhise se Arte

    mongole, Rusia erdhi duke u fuqizuar e duke e zgjeruar territorin ne zona t e ish pushtimit

    mongol dhe nga shekujt 17-18 edhe me ndihmen e Anglise qe donte ta perdorte si kunderpeshe

    ndaj Europes u shfaq si fuqi e madhe. Deri ne kohen e sulmit te Napoleonit dhe vajtjes se tij

    deri ne Moske askush ne Europe nuk e njihte fuqine e vertete te Rusise, fuqi qe vinte kryesisht

    nga permasat e saj gjigande, dhe resurset natyrore te pafundme si dhe shpirtit patriotik te

    popujve ruse. Pas deshtimiit te Napoleonit nje tjeter prove u be nga anglo-franceze qe ne ate

    kohe ishin dy fuqite me te medha te botes, ne Luften e Krimese. Pastaj erdhen sulmi i

    Gjermanise se Kajzerit ne luften e Pare boterore dhe sulmi i Gjermanise se Hitlerit ne

    luften e dyte. Edhe ne keto raste megjithe demet kolosale materiale e njerzore, perseri

    Rusia doli fituese. Ne Luften e Dye Boterore Rusia, atehere Bashkimi Sovjetik mbajti peshen

    kryesore te luftes dhe ushtria e kuqe ne kunderofensiven e saj te madhe ndaj ushtrise naziste

    cliroi ato vende te europes lindore qe u bene satelite te Moskes, por ama ne fillim ishte nje clirim

    dhe jo nje pushtim. Keto vende u perdoren gjate luftes se ftohte si nje jastek amortizues mes

    perendimit dhe Bashkimit Sovjetik. Me renien e perdes se hekurt, ne kundershtim me marreveshjen

    Nato u afrua drejt kufijve te Rusise duke futur ne gjirin e saj shtete qe deri dje ishin ne Traktatin

    e Varshaves apo edhe shtete neutrale si Suedia duke i bere praktikisht nje rrethim Rusise dhe

    duke shtuar rrezikun e nje konfrontimi ushtarak mes Natos e Rusise qofte edhe aksidentalisht.

    Nje konfrontim i tille ne kushtet e teknologjise se larte ushtarake do te ishte fatale ne menyre

    te vecante per popujt e Europes ;por edhe te botes mbare me pasoja te pariparueshme. Kete

    gje edhe nje femije dy vjec duhet ta kuptoje, por nuk e kuptojne dhe nuk duan ta kuptojne

    popujt e qyteteruar e te arsimuar te Europes, qe prej 2000 vjetesh e kane kthyer here pas here

    europen ne nje pellg gjaku per te kenaqur orekset e politikaneve e trusteve te prodhimit

    te armeve. Sikur 10% e buzhetit ushtarak te perendimit e Lindjes te perdorej per bujqesine

    e blegtorine apo per arsimin e mjekesine njerezimi do te ishte ne nje nivel shume me te lrte

    mireqenie e jetese.

    1. O kar në 1940 BS pushtoi Finlandën, Estoninë, Lituaninë dhe Moldavinë, më pas Poloninë, hungarinë, Çekosllovakinë deri në 1990,

      Sot Rusia shtet terrorist nuk ka bythë as për Ukrainën që e ka lënë pa armë e pa brekë, jo më të hajë mut e të sulmojë Perëndimin

      1. Pakti ruso-gjerman i 1939 pregatiti terrenin per pushtimin e Polonise. Rusia dhe endrra per nje perandori hegjemoniste shkojne paralel. Putini po i shfrytezon keto delire te ruseve dhe as qe i behet vone se jane ruset ata qe paguajne pjatat e thyera.

        1. Nga komentet e shumta proruse dhe proTrump po habitem sesa pro ruse qenkan shqiptaret. Apo nostalgji e viteve 60?

          1. Je i sigurte qe ketu shkruajne vetem shqiptare? Me google translate shkruan ne çfare gjuhe te duash nga çdo vend i botes

  7. As mos e cani koken fare me deklaratat e nje Trapi.
    Ai keshtu ben politik. Me deklarata ngacmuese. Kot qe te duket. Cdo gazetar serioz, qe ka ber intervist me kete. Eshte shprehur, se ai njeri ka nje intelekt posht mesatares.
    Nje pyetje…. Kush prej jush di te na thote ose te mbaj mend. VETEM NJE FJALIM SI PRESIDRNT, QE TE KET MBAJT KY IDIOTI. OSE NJE CITAT TE TIJ.
    Eshte nje koqe komplet. Cdo gje e ka prej medjave dhe grupit te interesit qe e mbeshtesin.
    As e ka haberin fare nga politika e jashtme. Ta pyesesh nga gjeografia, do rri si guhak. E do ndroj muhabet.
    Pra me pak fjal. Eshte nje idiot i pasur.
    Dhe rrini te qet. Nuk i fiton zgjedhjet. Kjo eshte e sigurt.

    1. Epo kur tenton të komentojnë Trumpin si “injorant”, një gjysëm analfabetë si ty që nuk ke arritur të mësosh as rregullat e drejtëshkrimit të shqipes ??????
      Nga mënyra se si e shkruan shqipen duket se mezi i ke mbaruar 4 klasa të fillores, e ti ke guximin të flasësh për Trump që ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera studimet e larta , në universitetet më të mira të botës.
      Ka vërtetë presidenti Trump një mënyrë çapraze të të folurit, ndryshe nga politikanë mashtrues që kujdesen të gënjejnë bukur.
      Lidhur me kontributet e pakta që kanë dhënë shtetet antare të NATO-s , e për të cilat ai ka ngulur këmbë me forcë që të jenë proporcionale, po e tregon lufta e Rusisë kundër Ukrainës.
      Ka qenë një kusht i antarësimit në NATO për cilindo shtet, që të ndajë për nga buxheti i shtetit, 2% të GDP, (të ardhurave kombëtare) për mbrojtjen.
      Ky parim financiar i politikave të djathta, është përmbysur nga politikat e majta edhe në mbledhjen e taksave e jo pa pasoja për zhvillimin ekonomik.
      E kam fjalën për kundërvënjen e debatin për epërsinë e taksës së sheshtë, me të ashtuquajturën taksë proporcionale, që mëton tju multimilionerëve taksa shumë të larta, duke krijuar shteg për abuzime të mëdha korruptive, në ndarjen e disa biznesmenëve so bijë të nënës e të tjerëve , bija të njerkës.
      Taksa e sheshtë, në dukje duke u barazuar për të gjithë njëlloj me 10% të të ardhurave, interpretohet sikur favorizon vetëm të pasurit.
      Në fakt është e kundërta.
      Kjo taksë, sëpari është lehtësisht e realizueshme në mbledhjen e saj e së dyti automatikisht bën edhe diferencimin e saktë e të drejtë midis të ardhurave të pakta e atyre shumë të larta.
      Nëse një multimilioner me të ardhura 100 milionë taksohet me 10%, kjo do të thotë se ai taksohet me 10 milionë, kur një qytetar që fiton 100 mijë do të paguaj 10 mijë.
      Po kështu qëndron edhe raporti në kontributin për NATO.
      Po e zemë se SHBA e ka GDP 100 miliard dollarë pasi është një shtet shumë i fuqishëm ekonomik e i takon të paguajë me 2%. 2 miliardë
      Një shtet i vogël antar i NATO mud ta ketë GDP 100 milionë e duhet të paguajë kontribut për mbrojtjen vetëm 2 milionë.
      Janë mbi 30 shtete antare të NATO, e deri tani vetëm 10 prej tyre i janë afruar dy përqindshit.

      Ndërkaq SHBA ka dhënë jo vetëm 2% të GDP së saj por edhe më shumë .
      Këto para janë të taksapaguesve amerikanë e jo të presidentëve.
      Çkusur kanë amerikanët të paguajnë gjithë jetën për të mbrojtur gjermanët apo qoftë edhe ne shqiptarët ?
      Nëse i përmbahen marëveshjes së NATO-s e të gjitha shtetet antare paguajnë 2%, buxheti i saj sot do të ishte më shumë se dyfishi, e Putini nuk do të dridhte prapanicat për të bërë karshillëk me NATO-n
      Kaq është historia e përfoljes së Trump, që sipas propogandave mëngjarashe qenka i dashuruar me Putinin.

  8. O kar . Rusia nuk eshte e cmendur te sulmoi Perendimin, eshte sikur nje veze te

    sulmonte nje mur. Por ne rast se se sulmohet nuk eshte me nje veze , eshte nje mur sic edhe

    ka treguar historia. Rusia vertet eshte nje superfuqi ushtarake, por ama kur eshte ne mbrojtje

    dhe jo kur eshte ne sulm. Kjo u pa ne fushatat e saj ne Afganistan e tani ne Ukraine.

    Territori i saje e barabarte me te Evropes dhe Amerikes bashke , eshte nje arme e pathyeshme

    per kedo qe e sulmon por eshte nje minus ne rast se Rusia sulmon sepse e ka te veshtire ta

    menazhoje territorin e vet e jo me territoret e pushtuara. Le pastaj qe PBB e Rusise eshte

    vetem sa e nje vendi te mesem te Perendimit si Italia apo Spanja. Prapavija e Ushtrise se

    Kuqe ne Luften e dyte ishte populli rus, po ne rast se ushtria ruse pushton nje vend tjeter e

    prapavija e saj do te jete nje zjarr, linjat e furnizimit do te ishin te pamenazhueshme, dha

    kapacitetet e ekonomise ruse nuk do ta perballonin logjistiken e nevojshme. Kete e dine

    jo vetem strateget e perendimit por edhe ushtaret me te thjeshte. E gjitha eshte nje loje

    lufte per te trembur popujt e per te justifikuar shpenzimet marramendse ushtarake dhe

    garen e armatimit.

  9. Nëse PD nuk e ndryshon veten e saj për t’iu përshtatur modernitetit dhe ligjërimit që kërkojnë shqiptarët. Nëse kjo forcë politike vazhdon të mbetet në krizën e një partie që përsërit fjalimet e 3 dekadave me të njëjtën stil dhe leksik nuk do të jetë kurrë një forcë që do të përthithë nevojat e një Shqipërie që lëngon. Nëse motoja e PD mbetet lufta kundër SPAK atëherë jemi ende në krizë.Si pro rus tramp provokon per llogari te putinit,nuk e rruan amerika dhe nato per nje miliarder te mjere,amerika eshte me e madhe se nje karagjoz.

    1. Nga 6 rjeshtat e “komentit” tënd, vetëm një rjesht e gjysëm nga fundi i ke tëndët , kurse rjeshtat e tjera duket kjartazi që i ke vjedhur.

  10. “U bëre deputet mbi gjakun e një njeriu”, sherri Noka-Bardhi në Kuvend
    Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka debutuar në Kuvend me demokratin tjetër, deputetin e Rithemelimit Flamur Noka.
    Bardhi deklaroi se ish kryeministri Sali Berisha i ka dërguar mesazh demokratëve të votojnë kundër Komisionit për Investimet Strategjike duke mbrojtur interesat e Ramës.I zgjuar more dobici i kopilit salih

  11. Bardhi shprehet se nuk do të bashkohet kurrë me Berishën.

    “Më parë vdes sesa bashkohem me Berishën”, kështu i përgjigjet Bardhi anëtarit të PD i cili i ka dërguar një video të Saimir Korreshit duke i ka shprehur se do “bënin gafën më të madhe” nëse do ti bashkohen Berishës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *