• |
ide | kryesore

Shqipëria, partneri kryesor tregtar i Kosovës – Zhvendoset Serbia, në vend të dytë Maqedonia e Veriut

Arkiva, Lajme, Të fundit



Rreth 71 milionë euro është rritur vlera e produkteve të importuara nga Shqipëria në Kosovë gjatë vitit të kaluar. Nga 255.3 milionë euro në vitin 2022, në 2023-shin vlera e importeve u rrit në 326 milionë euro. Po ashtu, edhe eksportet nga Kosova për në Shqipëri patën rritje të ndjeshme.

Ndërsa sa i përket eksportit nga Kosova në Shqipëri në vitin 2022 vlera e eksporteve ishte 100.7 milionë euro, ndërsa në vitin 2023 vlera e eksporteve ishte 112.8 milionë euro.

Sipas një publikimit të Institutit GAP, çeliku ishte produkti më i importuar nga Shqipëria në Kosovë gjatë vitit 2023 me vlerë prej 119.36 milionë euro. Çimento, energjia elektrike, bitum nafte e fasada janë produktete e tjera më të importuara.

Ndërkaq sa i përket eksporteve, birra ishte produkti më i eksportuar nga Kosova në Shqipëri me vlerë prej 12.26 milionë euro. Pijet freskuese, mbetje alumini dhe produktete e tjera çeliku, përbëjnë pjesën tjetër të eksporteve.

Qeveria e Kosovës ka vendosur masë ndalimi ndaj produkteve nga Serbia pas sulmit tre policëve kosovarë në vijën kufitare me Serbinë. Si pasojë, vlera e importeve nga Serbia ka shënuar rënie dhe duket që ka ndikuar edhe në rritjen e importeve nga Shqipëria dhe vendet e tjera, në një kohë që Maqedonia e Veriut renditet e dyta.


1 Comment

  1. Shqiptaret ne rajon duhet te bojkotojne prodhimet serbe edhe kur ato jane pak me te lira.Patriotizmi keshtu tregohet,duke bashkepunuar mes vedi ,jo duke u cjerre vetem ne stadiume apo ne Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *