Këtë të enjte një aksident me vdekje ka ndodhur në Gjepalaj të Durrësit. Viktimë ka mbetur një 70-vjeçare, e cila është përplasur nga një makinë. Mësohet se drejtuesi i mjetit dhe viktima janë fqinj.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për rastin. Ndërkohë është shoqëruar në rajon drejtuesi i mjetit.