• |
ide | kryesore

Kelly Clarkson padit sërish ish-bashkëshortin

Paparazzi, Slider



Kelly Clarkson ka paditur sërish ish-bashkëshortin e saj Brandon Blackstock pasi dyshohet se ka bërë marrëveshje biznesi në emër të saj.

Sipas Rolling Stone, artistja paraqiti një padi kundër Blackstock, si dhe kompanisë menaxhuese të babait të tij në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit.

Në padinë e re Clarkson kërkon kthimin e të gjitha tarifave, fitimeve dhe paradhënieve që ajo i pagoi kompanisë së babait të Blackstock.

“Është moralisht, etikisht dhe ligjërisht e gabuar të përpiqesh të marrësh para nga ish-bashkëshorti yt, i cili jo vetëm e ndihmoi atë si menaxherin e saj, por  i përdori ato të ardhura për fëmijët e tyre“, është përgjigjur avokati i Blackstock kësaj padie.

Pasi Kelly paraqiti kërkesën për divorc, ish bashkëshorti  e paditi atë për miliona tarifa të papaguara, duke pretenduar se kishte investuar shumë kohë, para dhe përkushtim që ajo të bëhej e sukseshme.

Në përgjigje të pretendimeve të Starstruck, Clarkson shkoi në Komisionin e Punës të Kalifornisë një muaj më vonë në nëntor 2020 që zbuloi se Blackstock po vepronte si një agjent talentesh i palicencuar në Kaliforni.

Komisioni zbuloi se Blackstock nuk ishte i licencuar siç duhet kur ai prokuroi rolin e Clarkson në The Voice të NBC, si dhe kontratat me Wayfair, Norwegian Cruise Lines (NCL) dhe Billboard Music Awards.

Komisioni i dha Clarkson 2,641,374 dollarë për komisionet e mbledhura në mënyrë të paligjshme nga Brandon në lidhje me ato katër marrëveshje./Lapsi.al

 

 

 

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *